SPAK, marrëveshje me institucionin homolog në Rumani! Intensifikohet bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar

SPAK, marrëveshje me institucionin homolog në Rumani! Intensifikohet bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar

Firmosja e marrëveshjes

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) do të rrisë bashkëpunimin me institucionin homolog në Rumani, drejtorinë e Hetimit të Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit në Rumani (DIICOT). Të dy institucionet kanë një marrëveshje bashkëpunimit, e firmosur nga krerët Arben Kraja dhe Oana Daniela Patu.  

“SPAK dhe DIICOT kanë objektiv bashkëpunimin gjyqësor ndërkombëtar në fushën penale me prioritet luftën kundër terrorizmit, trafikut të personave, trafikut të drogës, të kryera në kuadër të grupit të organizuar ose të formave të tjera të krimit të organizuar, të cilat prekin territoret e të dy vendeve.

Marrëveshja është një instrument shtesë me qëllim eliminimin e grupeve kriminale, duke garantuar shkëmbimin e të dhënave, informacioneve operative si dhe aspekte që kanë të bëjnë me legjislacionin dhe praktikat gjyqësore me rëndësi në fushat me interes të përbashkët. Nënshkrimi i këtij memorandumi përfaqëson një njohje në rritje të institucionit të SPAK nga autoritetet homologe gjyqësore të BE-së që kanë objekt goditjen e krimit të organizuar dhe terrorizmit”, thuhet në njoftimin e SPAK.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 14/11/2022 17:31

    Kush ka pare mire nga rumunet ? E thote nje ish-student ne Rumani. E kane mendjen vetem te vjedhin. Ja kane vene syrin bregdetit shqiptar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Ça do më bësh', përplasje e fortë mes Lart Vasilit dhe G-Banit: I pafe, njeri i errësirës

'Ça do më bësh', përplasje e fortë mes Lart Vasilit dhe G-Banit: I pafe, njeri i errësirës