TIRANË-Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar në GJKKO ish-kryetarin e Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, i akuzuar për “Shpërdorim detyre”, pas përfundimit të hetimeve.
‘Nga hetimi ka rezultuar se i pandehuri Jorgo Goro, në cilësinë e ish-Kryetarit të Bashkisë Himarë ka kryer veprime/mosveprime që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, të kryera në kundërshtim me nenin 17 të ligjit nr.9948/2008 “Për Shqyrtimin e Vlefshmërisë Ligjore të Krijimit të Titujve të Pronësisë mbi Tokën Bujqësore”, i ndryshuar si dhe pikat 1,2,3 të VKM-së me Nr. 253, datë 6.3.2013 “Për Përcaktimin e Procedurave të Plotësimit të Akteve të Marrjes së Tokës Bujqësore në Pronësi për Familjet Bujqësore në Fshatra e Ish-Kooperativave Bujqësore”, në dëm të disa shtetasve, banues në Bashkinë Himarë’, thuhet në njoftim e SPAK.
Sipas njoftimit të SPAK, së bashku me Jorgo Goron, janë dërguar për gjykim edhe Jerasimo Bashi, dhe Vasillaq Strakosha, ish-drejtorë të Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës pranë Bashkisë Himarë
'Bazuar në legjislacionin përkatës në fuqi, analizën e rrethanave të faktit të provuara, dokumentacionin e administruar, pyetjet e dëshmitarëve arrihet në konkluzionin se Jorgo Goro, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Himarë në bashkëpunim me shtetasit Jerasimo Bashi dhe Vasillaq Strakosha, kanë kryer veprime/mosveprime që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, të kryera në kundërshtim me ligjin Nr.171/2014 “Për Përfundimin e procedurave ligjore të kalimit të tokës bujqësore të ish ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve”, të ndryshuar, si dhe në kundërshtim me dispozitat e Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.337, datë 22/04/2015 “Për përcaktimin e procedurave të kryerjes së procesit të kalimit të tokës bujqësore të ish ndermarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve“, gjatë procesit të trajtimit të kërkesave të paraqitura', thuhet në njoftim.
Akuzat:
-Jorgo Goro, ish- Kryetari i Bashkisë Himarë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, (më shume se një herë sipas fakteve penale të përshkruara ne akuzë) e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.
-Vasillaq Strakosha, ish-Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës pranë Bashkisë Himarë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, (më shume se një herë sipas fakteve penale të përshkruara ne akuzë) e kryer ne bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal (sipas fakteve penal të procedimin penal nr. 298 të vitit 2021 i bashkuar me procedimin penal nr 127/2024.
-Jerasimo Bashi, ish-Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës pranë Bashkisë Himarë, i akuzuar për kryerjen e veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, me shumë se nje here e kryer ne bashkepunim parashikuar nga neni 248 dhe 25 i K.Penal. (sipas fakteve penal të procedimin penal nr. 298 të vitit 2021 i bashkuar me procedimin penal nr 127/2024.
Tjetërsimi i 10 mijë metrave katrorë
Sipas prokurorëve të Posaçëm, hetimet treguan se Goro përcolli pranë organeve kompetente dokumente të falsifikuara duke bërë të mundur regjistrimin e një toke bujqësore pronë shtet, në favor të Stavri Mëhillit, në kërkim. Pas kësaj procedure, toka u shit te një shoqëri private me përfaqësues ish-deputetin Artan Gaçin. Në total 10 mijë m2 tokë e tjetërsuar në 2 sipërfaqe të ndryshme, tashme është e sekuestruar me vendim të GJKKO.
S.B/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 09:11
Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?
-
Po
47.3%
-
Jo
41.9%
-
Nuk e di
10.8%
Vota total: 499
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pjesë e 'skuadrës' së Laert Haxhisë, GJKKO lë në burg të ekstraduarin Kristi Bixheku! Atentat me eksploziv dhe ndihmë për vrasje
17 Mars, 17:46
-
Vlorë/ Bllokohet rruga Kuç-Qeparo, shkak erozioni i dherave dhe inerteve! Njoftohen ARRSH, nënkontraktori dhe Policia (VIDEO)
17 Mars, 15:32
-
Fshehu pasurinë, GJKKO dënon me 6 muaj burg ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë Guxim Zenelaj
17 Mars, 15:14
-
Vlorë/ Keqtrajtoi foshnjën 5-muajshe duke e përplasur në trotuar, Policia: Nëna 37-vjeçare u mor nën akuzë, hetimet i ndjek Prokuroria
17 Mars, 12:16
-
12 kandidatë të PD me dosje në SPAK, disa protestuan sot poshtë zyrës së Dumanit
17 Mars, 11:48
-
Afera Partizani/ Berisha në SPAK me kandidatët për deputetë dhe vijon sulmet: Amnistimi i krimit elektoral nga Dumani dhe SKAP-i i partisë është krim
17 Mars, 10:06
-
Dosja e aferës Partizani/ Pasuritë e Malltezit mbeten të sekuestruara, Gjykata Kushtetuese refuzon shqyrtimin e çështjes
16 Mars, 22:02
-
Mero Baze: Pse janë të kompleksuar prokurorët e SPAK, në historinë e Gërdecit?
16 Mars, 18:39
-
E kishte kthyer lokalin në ‘fole’ prostitucioni, arrestohet administratorja dhe një 39-vjeçare (EMRI)
16 Mars, 13:46
-
Zjarr i madh në Tragjas të Vlorës, forca të zjarrfikëseve nisen drejt vendngjarjes! Flakët përfshijnë edhe malin e Gamit në Mukje! Vengu: Ishte i qëllimshëm (VIDEO)
15 Mars, 21:36
-
Vlorë, futbollisti nigerian i Flamurtarit u sulmua nga një person me probleme të shëndetit mendor
15 Mars, 15:53
-
Gruaja ikonë që po “thinjet” për drejtësi! Mediu e kërcënon në sallën e GJKKO, SPAK hesht! Çfarë po e “vret” Zamira Durdën?!
15 Mars, 13:50