Nën akuzë për korrupsion në zgjedhjet e 6 marsit 2022, SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla: Ndërhyri për faturat e energjisë

Nën akuzë për korrupsion në zgjedhjet e 6 marsit 2022, SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla: Ndërhyri për faturat e energjisë

Edison Memolla

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla bashkë me tre persona të tjerë me akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhjet e 6 marsit 2022. Sipas prokurorisë nga hetimet është provuar se në zgjedhjet e parakohshme të 6 marsit, Memolla në cilësinë e kandidatit për kryetar bashkie, ndikoi tek i pandehuri tjetër Blerim Xhamani me detyrë elektriçist pranë FSHU Durrës, dega Rrogozhinë, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim që ai të votonte në favor të tij.

"Procedimi penal  është regjistruar pas transmetimit në rrjetet televizive të një regjistrimi audio, ku Edison Memolla – kandidat për Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, ndikon tek shtetasi Blerim Xhamani–elektriçist pranë FSHU (Furnizuesi i Shërbimit Universal) Durrës, dega Rrogozhinë, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim për të votuar në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 06.03.2022. Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar dhe është  provuar se i pandehuri Edison Memolla, kandidat për Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 06.03.2022, ndikon tek i pandehuri Blerim Xhamani me detyrë elektriçist pranë FSHU Durrës, dega Rrogozhinë, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim për të votuar në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 06.03.2022, si dhe komunikon me të pandehurin Blerim Xhamani, për punësime në Bashkinë Rrogozhinë, në këmbim të votës", njofton SPAK.

I pandehuri tjetër, Ndriçim Tafxhafa, sipas SPAK, i ka premtuar një shtetaseje shlyerje të detyrimeve ndaj OSHEE dhe strehim, duke i kërkuar votën. 

Gjithashtu të pandehurit Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku kanë falsifikuar të dhënat në procesverbalin e ndërprerjes së energjisë elektrike, duke paraqitur të dhëna të rreme, pasi nuk ia kanë ndërprerë faktikisht energjinë elektrike abonentit debitor. 

Procedimi penal është regjistruar pas transmetimit në rrjetet televizive të një regjistrimi audio të një bisede telefonike në prag të zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit, sipas të cilës pretendohet se Memolla paguante faturat e energjisë elektrike të qytetarëve të Rrogozhinës në këmbim të votave. Në bisedë telefonike me një grua, Memolla konfirmon se ishte takuar më herët me telefonuesen, të cilës i kishte garantuar mos-ndërprerjen e energjisë, në këmbim të votës për zgjedhjet e 6 marsit. E më pas në telefon del elektricisti që kishte shkuar për ndërprerjen e energjisë, të cilit Memolla i kërkon që të mos ia ndërpresë energjinë. Madje Memolla e orienton elektricistin që pasi të kalojnë zgjedhjet mund të vepronin. 

Akuzat  e SPAK ndaj Memollës dhe tre të akuzuarve të tjerë

-Edison Memolla me detyrë Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 328-25 i K. Penal;

-Ndriçim Tafxhafa, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328 i K. Penal;

-Blerim Xhamani, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumentave” kryer në  bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328-25 dhe 186 paragrafi 2 të Kodit Penal;

-Isuf Tosku, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave” kryer në  bashkëpunim, parashikuar nga neni 186 paragrafi 2 i Kodit Penal.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ndergjegja: 02/11/2023 16:02

    Dje PPSH sot PS@RILINDJE ka qene eshte dhe donte mbetet burim fatkeqsie per shiptaret dhe Shqiperine dhe jo vetem per pjellhen e pd salehut por edhe kete memories e rrogozhines dhe gjithcka e gjithcka

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona

Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona