SPAK, më i besueshmi/ Raporti i OKB, rritet besimi për drejtësinë e reformuar, partitë të fundit në listë

SPAK, më i besueshmi/ Raporti i OKB, rritet besimi për drejtësinë e reformuar, partitë të fundit në listë

Raporti i fundit i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri për besimin në qeverisje i zhvilluar gjatë fundit të vitit 2023 me rreth 2500 të anketuar, tregon një pasqyrë të perceptimit publik në institucionet shtetërore, transparencën, llogaridhënien e përfshirjen qytetare.

Të dhënat tregojnë se institucionet më pak të besuara janë partitë politike dhe parlamenti, si dhe gjykatat dhe prokuroritë. Por sistemi i reformuar i drejtësisë duket se ka fituar besimin e shqiptarëve, të cilët mendojnë se kontribuon në zhvillimin pozitiv të vendit. Kryesisht SPAK-ut, ka shënuar një rritje me 10% bazuar edhe nga  të dhënat e vitit 2022.

“Po japin rezultat ato që thonë ndërkombëtarët, se pa pjesëmarrjen e tyre, asgjë. Puna e SPAK-ut për shembull mendoj se të stimuluar nga ata po avancon, se ndryshe, po i kërcënojnë. Të lihej në dorën e shqiptarëve asgjë s’do bëhej”, tha qytetarja.

Sondazhi zbulon se korrupsioni vijon të mbetet një fenomen shqetësues kombëtar, dhe mbi 60% e qytetarëve mendojnë se Spaku është institucioni më efektiv për trajtimin e korrupsionit.

Ndërsa besim të shtuar shqiptarët në strukturat vendase kanë te institucionet fetare si dhe organizatat e shoqërisë civile. Por rezultatet nxjerrin në pah se grupmosha 18 deri 25 vjeç ka një nivel relativisht më të ulët besimi tek të gjitha institucionet.

Sondazhi i vitit 2023 arrin në përfundimin se shqiptarët kanë më shumë besim te organizatat ndërkombëtare si OKB, BE në krahasim me institucionet vendase.

“Institucionet ndërkombëtare janë më të besueshme për arsyen se realizojnë norma të larta gjykimi, si dhe janë më të shpejta në vendimmarrje, më të shpejta”, tha qytetari.

Kënaqësia e ofrimit të shërbimeve publike mbetet e përzier, duke i ndarë në dy kahe opinionet e të anketuarve. Por vihet re një shkallë e lartë ndërgjegjësimi për njohjen e përdorimin në mënyrë të pavarur  shërbimet elektronike nga e-albania./ TopChannel 

Institucionet vendase më pak të besuara për 2023

Partitë politike   25.5%

Parlamenti         29.1%

Gjykatat             33.4%

Prokuroria          33.7%

Institucionet më të besuara në Shqipëri për 2023

BE                           74.7%

OKB                         74.3%

Institucionet fetare    67%

SPAK                        60.3%

Shoqëria civile          55.7% 

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    EURO 2024/ Fillojnë ndeshjet e fundit, a mendoni se Shqipëria kalon grupin?



×

Lajmi i fundit

Saimir Tahiri i sëmurë, paraqitet në SPAK, Kjo është dalja e tij e parë publike, po vuante dënimin në shtëpi

Saimir Tahiri i sëmurë, paraqitet në SPAK, Kjo është dalja e tij e parë publike, po vuante dënimin në shtëpi