12 mijë euro për leje shfrytëzimi, 7.500 për të mos prishur objektin në Ksamil!' Arrestohet zyrtari i Urbanistikës në Sarandë dhe inspektori i IKMT-së

SARANDË-  Pronarët e një objekti në plazhin e Ksamilit kanë çuar në pranga një zyrtar të Urbanistikës në bashkinë e Sarandës dhe një inspektor të IKMT-së, i cili ka mbajtur dhe postin e ish përgjegjësit të IKMT Sarandë.

Bëhet fjalë për një procedim të nisur në 2022 nga prokuroria e Sarandës por më pas të kaluar për kompentencë në dorë të SPAK për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Zyrtari I Urbanistikës në Sarandë, Ariel Balani dhe inspektori i IKMT, Julian Preni u arrestuan mbrëmjen e 26 tetorit në kuadër të një operacioni të SPAK.

Report Tv informoi mbrëmë për operacionin dhe arrestimin në Ksamil të zyrtarit të Urbanistikës në Sarandë si dhe të inspektorit si dhe sjelljen e tyre në Tiranë.

Arrestimet erdhën pas denoncimit të çiftit Foti dhe Sofia Doda, burrë e grua ish-pronarë të një restoranti në Ksamil. Në vitin 2021 ata i kanë dhënë 6 mijë euro Ariel Balanit me qëllimin sigurimin e lejes për stacion plazhi. Nga hetimet e SPAK është provuar se Balani më pas i ka kthyer këto para.

“Në analizë të veprimeve hetimore të kryera deri në këtë moment, rezulton se shtetasit S. D. dhe F. D. janë përballur me një situatë problematike për pajisjen me leje për shfrytëzimin e plazhit në Ksamil ku kishin ndërtuar një objekt. Shtetasi A. B. duke qenë punonjës në Zyrën e Urbanistikës në Bashkinë Sarandë ka ndërvepruar me shtetasit F. D. dhe S. D., të cilëve iu ka kërkuar 12.000 (dymbëdhjetëmijë) Euro për të ushtruar ndikim të paligjshëm tek Agjencia Kombëtare e Bregdetit për t’iu nxjerrë lejen e shfrytëzimit të plazhit. Në muajin Korrik të vitit 2021 shtetasi A. B. ju ka marrë këtyre shtetasve shumën prej 6.000 (gjashtë mijë) Euro dhe kanë biseduar që pjesën tjetër do t’ia jepnin kur të nxirrej leja, por më vonë marrëveshja nuk është arritur të realizohej dhe shtetasi A. B. ia ka kthyer shumën monetare” informon SPAK.

Sa më sipër, nisur nga hetimet e kryera në kuadrin e këtij procedimi penal, rezulton se ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se Balani, ka konsumuar elementë të veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i katërt i Kodit Penal.

Gjithashtu nga hetimi ka dalë në skenë dhe një tjetër emër. Julian Preni, inspektor i IKMT-së në Sarandë, i cili ka 3 mijë euro nga Çifti Doda.

Gjatë inspektimeve të kryera nga IKMT-ja në vitin 2019 subjekti “F. D.”, është proceduar me masë administrative. Në muajin mars të vitit 2020 shtetasi J. P. me detyrë inspektor i IKMT-së i ka kërkuar shtetasit F. D. shumën monetare 7.500 Euro, për të mos i prishur objektin që kishte ndërtuar në plazh Ksamil, por pasi kanë negociuar ai i ka dhënë shtetasit J. P. shumën prej 3000 Euro dhe nuk i është prishur objekti në vitin 2020 edhe pse ka pasur vendim prishje nga IKMT që prej muajit Shtator të vitit 2019. Nga dokumentacion i administruar nga IKMT rezulton se objekti i shtetasit F. D. është prishur vetëm në datën 07.06.2021.

Sa më sipër, nisur nga hetimet e kryera në kuadrin e këtij procedimi penal, rezulton se ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se, shtetasi J. P., ka konsumuar elementë të veprës penale, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.

Masat e sigurise

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.115 date 25.10.2023, ka vendosur :

1.Caktimin e masës së sigurimit personal atë të “Arrestit në Burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale ndaj personit nën hetim A. B., hetuar për veprën penale, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i katërt i Kodit Penal.

2.Caktimin e masës së sigurimit personal atë të “Arrestit në Burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale ndaj personit nën hetim J. P., hetuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.

Masat e mësipërme janë ekzekutuar nga shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në datën 26.10.2023.
1698394765_balanipreni.jpg

 

Ariel Balani dhe Julian Preni

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/10/2023 23:46

    Ne Sarande dhe sa ka vajtur //pazari//,imagjinoni tani Tiranen e Durresin sa eshte, qe po i mbytin e po u zene frymen me leje ndertimi per kulla e pallate!!SPAK-u duhet te beje disa vizita speciale dhe ketu. Po keta Dodat pse nuk i kane ndjekur penalisht? Kane ndertuar pa leje dhe pastaj kane tentuar te korruptojne nepunesit per dy raste te ndryshme.Per mua fajtor jane te dy palet si ata qe marrin rryshfet,si ata qe e japin.

    Përgjigju
  • mali: 27/10/2023 16:16

    juli inukut....shifeni njeher se ka ndertu dhe ne golem ky zotria...spaku,,,zgjohu

    Përgjigju
    • shoku taras: 27/10/2023 19:26

      ca hoteli ka ky mo ne golem????

  • Vezhguesi: 27/10/2023 13:55

    S’paska pasur faj se me ato syze dielli nuk gjen dot nuse. Duhen ca leke ne banke per ta bere atraktiv.

    Përgjigju
    • Agjenti: 27/10/2023 14:49

      Ato jane syze femrash ne fakt po loqja loqe mbetet. Hahaha

  • fani: 27/10/2023 10:50

    Ne cdo sektor korrupsion,eshte tmerr dhe keshtu nuk vazhdohet,drejtesia duhet te jami masa ekstreme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

'Je në kontradiktë me atë që the', e ftuara braktis emisionin: Mos analizo fjalën time, mos ndërhy tek unë

'Je në kontradiktë me atë që the', e ftuara braktis emisionin: Mos analizo fjalën time, mos ndërhy tek unë