Mosbindja e vërtetë civile është ajo e prindërve! Për të mbushur sheshin, mjafton që Sali Berisha dhe militantët e tij të qëndrojnë larg

Mosbindja e vërtetë civile është ajo e prindërve! Për të mbushur sheshin, mjafton që Sali Berisha dhe militantët e tij të qëndrojnë larg

Foto nga protesta për vrasjen e 14-vjeçarit

Në përgjigje të vrasjes tragjike të 14-vjeçarit Martin Cani, i cili u godit me thikë nga një bashkëmoshatar i tij në dalje të shkollës, prindërit organizuan një protestë përpara Ministrisë së Arsimit për të kërkuar më shumë siguri në shkolla. Në manifestimin, i cili nuk mbante asnjë flamur partie, morën pjesë disa qindra burra dhe gra, të gjithë prindër pa përkatësi politike, të mbledhur nga dëshira e sinqertë dhe natyrale për të mbrojtur fëmijët e tyre.

Pjesëmarrja në protestë ishte dukshëm më e madhe se në të gjitha aktet e mosbindjes civile të organizuara nga Partia Demokratike për të mbrojtur Sali Berishën nga burgu. Ky tubim është prova që ekziston një frymë opozitare në vend edhe pa militantë dhe se për ta mobilizuar atë, mjafton që Sali Berisha, Ilir Meta dhe ekstremistët e tyre të mos marrin pjesë. Opozita mund të fitojë vetëm pa ta.

xy/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miku: 22/11/2024 12:22

    Mesuesi ka punen me te veshtire, se pervec nxenesve, u duhet te merren edhe me prinderit neglizhente dhe te pakujdesshem, qe shpesh u behen sfidemues mesuesve e jo mirekuptues. Te shohim te gjithe brenda familjeve tona e te shohim ca bejne e me kê rrine femijet tane.

    Përgjigju
  • mark: 22/11/2024 09:54

    DUHET TE RIKTHEHET DENIMI ME VDEKJE,,,,TE VAREN NE LITAR DHE TE LIHEN TE VARUR NE MES TE QYTETIT PER 2 JAVE....NUK NA DUHET EUROPA PARA JETES TE BJE SHQIPTARI...JETA E NJE SHQIPTARI ESHTE ME E VLEFSHME SE HYRJA KUSHEDI SE KUR NEE EUROPE....SHIKONI AMERIKEN E KA DENIMN ME VDEKJE....

    Përgjigju
  • Beni: 21/11/2024 20:54

    Ky koment për familjet shqiptare qe kanë humbur çdo vlerë për dëmin që i ka bërë shkollës mësuesve dhe edukatorëve duke i poshtëruar në të gjitha mënyrat e mundshme ulur vlerën e mësuesit që e ka fituar me kohë dikur mësuesi ka qënë qëndra e edukimit sot është i përçmuar nga të gjithë nuk po e përmend shtetin se për mua nuk egziston prandaj Shqipëtarë thirrjuni mëndjes sa nuk jeni vonë mjaft bëtë tifozllëk për partitë politike .

    Përgjigju
  • xxxxxx: 21/11/2024 16:30

    Ik Ogerta nuk te ka mbetur pike dinjiteti, kot fare je. Mos kujto se duke te mbeshtetur behessh dikushi. Jo ti kurre nuk fiton autoritet me kete qe ndodhi.

    Përgjigju
    • Niku: 21/11/2024 18:10

      Ajo le të ik se nuk ësht se ësht dukushi por në rastin konkret nuk ka faj. Çfar fai ka shkolla në këtë rast?? Po prindi ku ësht?? Asgjë nuk di?? Familja themeli i shoqërisë ësht shthurur. Si pasoj ky brez ësht brez i denegjeruar. Sinqerisht më vjen keq për atë fëmije por kan dal nga rruga e zotit.

  • Titi: 21/11/2024 14:44

    Po ik jep doreheqjen Ogerta se boll te kemi par ne tirane sa fallco je ne fasade, jep doreheqjen dhe jep shpjegome para drejtesise

    Përgjigju
  • dani: 21/11/2024 14:23

    Protest pa sens sepse baza e edukimit është FAMILJA,nga familje shpellarësh të tilla mostra dalin.

    Përgjigju
    • Linda: 21/11/2024 15:56

      Ishte homazh dhe proteste dhe nese ti zoteri Dani ndihesh se po i edukove mire femijet e tu atyre nuk u kanoset asnje rrezik e ke gabim...sepse femijet tane jetojne ne komunitet dhe po familja eshte baza por nuk eshte e vetmja qe ndikon ne rritjen e femijes.

  • PRINDI: 21/11/2024 13:28

    Që të mos ndodhin ngjarie duhet:-1FAMILJAAAAA,2 SHOQËRIAAAAAA 3SHKOLLAAAA,4POLICIA TË FUKSIONOJNË. PRIMARE ËSHTË FAMILJA DHE VETËM FAMILJA. DUHET QË ME LIGJ TË ASHTUQUAJTURAT TELEVIZIONE TË NDALOJNË :-FILMAT HOROR,ME VJEDHIE,ME PËRDHUNIME KËTU ATO SEKSUALE,ME LUFTË BANDASH ETJ.LAJMET E ZEZA,EMISIONE TË ELEMENTËVE TË FORTË SI LINDËN E U ZHVILLUAN DHE HEROIZMAT E TYRE DERI DHEBËMAT HMANE NË LEK APO MARJE NË MBROJTIE TË IND.TË NDRYSHËM.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës