‘SPAK përkëdhel Berishën, me PS tregohet i pamëshirshëm’, Ilir Yzeiri në Report Tv: Rama nuk ka përballë konkurrentë në zgjedhje, s’kemi opozitë

SPAK është duke ‘përkëdhel’ Berishën, ndërsa me PS është duke u treguar i pamëshirshëm’, kështu është shprehur gazetari dhe pedagogu Ilir Yzeiri  

I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv, me gazetarin Nertil Agalliu Yzeiri, u shpreh se edhe pse Berisha është nën hetim nuk ndal sulmet ndaj drejtësisë gjë e cila sipas tij, nuk ndodh në asnjë vend tjetër. 

‘Ata të dy janë njëri pas hekurave, kurse tjetri sa në majtë të ballkonit dhe sa në dyert e SPAK. Një njeri që është në hetim duhet që të mendoj se di të mbrohet, vetëm këtu ndodh që njeriu më i penalizuar në Shqipëri bënë akuza ndaj kundërshtarve të tij politik që e kanë bërë qesharak. Unë mendoj se SPAK është treguar i pamëshirshëm ndaj PS dhe po përkëdhel Berishën nga mëngjesi në darkë. SPAK po bënë punë të mirë që po heton, po duhet që të tregohet pak më i kujdesshëm. SPAK me Berishën ka dështuar. Ku ndodhin në botë këto gjëra, ai del dhe bënë cirk aty’, tha ai.

Lidhur me akuzat e Berishës se drejtësia kontrollohet nga Rama, ai tha se nëse Rama do të kontrollonte drejtësinë nuk do të kishim në burg asnjë nga radhët e PS.

‘Nëse po e kontrollin Rama, Berisha duhet të jetë i lumtur se s’po i hyn asnjë gjemb në këmbë, pasurinë e ka, tallet me drejtësinë. Këtë kontroll bënë Rama në drejtësi që çon shokët e vet në burg, nëse është kështu duhet të jetë i lumtur Berisha atëherë’, tha ai.

Teksa u ndal tek reforma në drejtësi, ai tha se PS ishte nismëtarja e reformës në drejtësi.

‘Po. Pse se bëri Berisha reformën? PS e bëri, Rama dha okej që godinës së vjetër t’i vihet dinamiti dhe të ndërtohet nga e para. SHBA e mbështeti me mjete dhe njerëz, por reformën tha duhet ta bëni ju dhe të tjerat rrodhën pastaj si dihen’, tha ai.

Një koment Yzeiri e pati edhe për zgjedhjet parlamentare 2025, ku tha se PS nuk ka përballë asnjë alternativë. Ai tha se vendit i mungon opozita. 

‘Ne nuk jemi vend demokratik, ne po përpiqemi që ta ndërtojmë atë. Ne për fat të keq nuk kemi opozitë, për shkak edhe të historisë tonë ne këta jemi ne nuk kemi institucione që prodhojnë ide, lidera, ne kemi dy forca PS dhe PD. Rama s’ka përballë alternativë dhe konkurrentë që të ndeshet. Kush do të venë në zgjedhje dhe kush do të votojë për ata’, tha ai.

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur (VIDEO)

Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur (VIDEO)