SPAK, s'duan, s'dinë apo s’duan t’ia dinë!

SPAK, s'duan, s'dinë apo s’duan t’ia dinë!

SPAK

Kur ke një strukturë fringo të re, kur ke prokurorë që kanë kaluar vettingun, kur ke mbështetje të pakufishme financiare dhe diplomatike, normalisht që edhe pritshmëritë janë të një niveli po kaq të lartë.

Dhe këtu bëhet fjalë për pritshmëritë profesionale të njerëzve të SPAK, ata që lakohen si shpresa e të sotmes dhe motivi i së nesërmes.

Minimalisht pret që individë me integritet moral dhe profesional të bëjnë siç duhet punën e tyre. 

Është e kuptueshme që në çështje politike, në çështje të komplikuara, në çështje të mëdha presioni ndaj prokurorëve të jetë aq i madh sa të ndikojë në aktivitetin e tyre, por kur “banalitetin” e sheh në çështje të rëndomta pikëpyetjet sa vijnë dhe zmadhohen.

Një rast i ditëve të fundit:

SPAK e akuzon ish shefin e policisë kriminale në Elbasan për korrupsion pasiv.

Por ku është korrupsioni dhe çfarë ka bërë shefi?

Në kohën që ka qenë në detyrë si shef, ka marrë një pistoletë TT si armë të një krimi dhe e ka vendosur poshtë serbatorit të një makine servisi, për t’ia lënë fajësinë Seit e Albert Manhasa, pronarë të servisit.

Policia arreston babë e bir dhe gjashtë anëtarë të familjes shoqërohen në komisariat. Vetë kjo ngjarje është krim më vete dhe është më shumë se alarmuese…!Kanë ndenjur në burg njerëz krimi i vetëm i te cilëve është se kanë qenë në punë e tyre!

Nëse prokurorët në SPAK do të bënin një kualifikim penal të veprës, atëherë do t’i referoheshin kreut IX të kodit penal (vepra penale kundër drejtësisë) dhe të paktën dy neneve të tij, për veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës dhe për kallëzim të rremë.

Për shërbimin që ka bërë ish-shefi ka marrë nga interesuari i këtij manipulimi provash e vendngjarje (edhe ky në paraburgim nga SPAK) një autoveturë Mercedes Benz C300. Kjo është akuza. Pra korrupsion pasiv për një oficer policie?!!

Mesa duket SPAK mundohet pak, ose aspak, për një kualifikim penal adekuat të veprave penale edhe për një çështje të “rëndomtë”. Është shumë të kërkosh për çështje të tjera.

Dhe ky nuk është rast i vetëm.

Një djalë inxhinier arrestohet për një krim që ka bërë një call center. Krimi është konsumuar ara dy vitesh. Inxhinieri kishte vetëm dy muaj që kishte nisur punë aty?!! Dhe këtij inxhinieri i privohet liria për 4 muaj!

Është koha që vetë SPAK të shoh se çfarë ka hetuar? Me cilën çështje është krenar gjatë këtyre viteve? çfarë duhet të bëj për të rritur besimin e lëkundur të publikut? Ku ka gabuar? Ku është (vet)përdorur?

Nga SPAK nuk pritet “dru me pre” por cilësi, hetime shembullore, raste që shpjegojnë mekanizmin e së keqes dhe hetime ndaj njerëzve në pushtet.

 Pritet shumë sepse është investuar shumë për ta.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kremlini: Nuk ka plane për një takim mes Putin dhe Trump

Kremlini: Nuk ka plane për një takim mes Putin dhe Trump