Operacioni 'Plumbi i Artë'/ SPAK tërheq dosjet për Talo Çelën dhe Nuredin Dumanin nga prokuroritë e rretheve, do hetohen si grup kriminal

Të gjitha dosjet hetimore që mund të jenë pushuar, ato në gjykim apo të vulosura nga shkallët e drejtësisë dhe që kanë në to, përfshirjen e Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit, janë tërhequr nga SPAK për tu hetuar tashmë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.  Këto dosje në prokuroritë apo gjykatat e rretheve janë marrë në kompetencë nga SPAK pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumanit dhe dhe Henrik Hoxhaj nga qelia zbërthyen vrasjet nga grupet e organizuara kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-shin, për të cilat Shqiptarja.com dhe Report Tv siguruan DOSJEN

Sipas SPAK, dëshmia e Dumanit përputhet me provat e administruara në këto ngjarje kriminale, kryesisht ekzekutime mafioze të porositura nga persona me precedentë të theksuar kriminalë, apo grabitje. Për këtë arsye, shumë dosje do të rihapen për tu shtuar prova të reja. Ndër akuzat më të rënda që Dumani zbuloi për herë të parë para drejtësisë, ishte ekzekutimi i Ervis Dedej nga Talo Çela, që më tej i preu futin nënës nënës së tij Fatmira, kur nisi të kërkonte drejtësi për të birin.

52-vjeçari Talo Çela ka tre procese në Gjykatën e Posacme, i dyshuar për grabitjen në Rinas në 2019-ën, për vrasjen e vëllezërve Haxhiaj në Durrës si dhe për akuzat e Dumanit si pjesë e grupeve kriminale që u goditën në operacionin “Plumbi i Artë”.

Për këtë operacion të SPAK, u lëshuan 32 urdhër arreste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan persona të arrestuar për vepra të tjera penale), ndërsa 14 janë ende në kërkim. Më shumë se 12 janë ngjarjet kriminale që mendohet se janë zbardhur nga dëshmia e Nuredin Dumanit, pas arrestimit dhe janë goditur 8 grupe kriminale pasi Dumani dhe Hoxha bashkëpunuar me drejtësinë për të zbardhur krimet ndër më të rëndat në këto vitet e fundit, ekzekutime mafioze por edhe urdhra për vrasje, pagesa qindra mijëra euroshe për ekzekutime etj.  Krimet më të shumta Nuredin Dumani ka rrëfyer se i ka bërë me Talo Çelën, si dy ortak njohur me pseudonimet, Lala dhe Bubi, pjesë e të njëjtit grup kriminal, por që shoqëria mes tyre mori fund pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, për ndarjen e 4.3 milionë euro.

Dosja e SPAK, e cila çoi në pranga disa anëtarë të bandave kriminale në vend ka hedhur dritë edhe për grabitjen e parë që grupi Dumani-Çela kanë bërë plot 12 vite më parë që shënoi fillimin e aktivitetit kriminal të tyre. Kështu në dëshminë e tij në dosjen e siguruar nga Shqiptarja.com dhe Report Tv, Nuredin Dumani tregon kohën kur ai ka kryer grabitjen e parë në një argjendari. Dumani kujton vitin e largët 2010, ku së bashku me disa persona të tjerë, përfshi edhe Talo Çelën kanë kryer grabitjen e argjendarisë. Ai tregon se ka arritur të grabisë 8.3 kg flori dhe 30 ora, të cilat më pas i kanë shitur në Korçë, 12 mln lekë të vjetra një kilogram flori.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Simon Hadaj: Çfarë di Dumani që e tmerron Sali Berishën?

Simon Hadaj: Çfarë di Dumani që e tmerron Sali Berishën?