SPAK-u merr në duar dosjet e ‘pastrimit të parave’, verifikim transaksioneve të dyshimta të botës së krimit dhe zyrtarëve

TIRANE- Prokuroria e Posaçme do të marrë në duar dosjet Drejtorisë së Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave për pasuritë dhe transaksionet e dyshimta të mundshme të krimit të organizuar si dhe të një grupi pushtetarësh dhe ish-pushtetarësh. Fillimisht, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave po informon SPAK-un për mjete financiare, të ardhura ose pasuri, për të cilat ka marrë dijeni në çfarëdo mënyre kur këto janë fituar përmes kryerjes së një vepre penale. Në të njëjtën kohë, DPPP u kërkon të gjitha institucioneve shtetërore, të detyruara për të zbatuar masat kundër pastrimit të parave, të japin të gjitha të dhënat lidhur me transaksionet e dyshuara, të dhëna të cilat do t’i kalojnë SPAK-ut. Këtu përfshihen Inspektoriati i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, organet doganore, organet tatimore, banat, shërbimet informative etj. 

Më pas, me ngritjen edhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokuroria e Posaçme i kërkon Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, jo vetëm për t’i vënë në dispozicion në bllok të gjitha të dhënat për lëvizjet e dyshimta të parave, por edhe të kryejë kontrollet e nevojshme për të vërtetuar ekzistencën e këtyre transaksioneve. Gjithashtu, inspektorët shtetërorë të autorizuar për sekuestrimin e përkohshëm të objekteve, instrumenteve ose pasurive të dyshuara i dorëzojnë Prokurorisë së Posaçme, së bashku me njoftimin, një raport mbi veprimet e kryera dhe transkriptin e vendimit për konfiskim apo sekuestrim të pasurive. Të gjitha këto lëvizje diktohen nga ligjit për SPAK si dhe nga Kodi i Procedurës Penale. 

Në dispozicion të Prokurorisë së Posaçme do të vihen të gjitha të dhënat për transaksionet e dyshimta për veprat penale të referuara në nenin 75/a të Kodit të Procedurës Penale, ku përfshihen të gjitha veprat e penale të korrupsionit si dhe çdo vepër e mundshme penale që konsumohet nga njerëzit e krimit të organizuar. Gjithashtu, në dispozicion të Prokurorisë së Posaçme do të kalojnë të dhënat për çdo transaksion të dyshimtë të krye nga Presidenti i Republikës dhe ish-presidentët, nga kryetari i Kuvendit dhe ish-kryetarët e Kuvendit, nga kryeministri dhe ish-kryeministrat, nga ministrat dhe ish-ministrat, nga gjyqtarët dhe ish-gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, nga kryeprokurori dhe ish-kryeprokurorët, nga deputetët dhe ish-deputetët, nga kryebashkiakët dhe ish-kryebashkiakët, nga zëvendësministrat dhe zëvendësministrat, nga anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, nga drejtuesit e institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BRSS: 24/12/2019 12:30

    KETA TE SPAKUT JAN PER TU HETUAR PER VETEN E TYRE JAN TE GJITH TE ZHYRUR NE KORRUPSIONIT DHE VETEM BEJN SHOW ASGJE SKA PER TE NDODHUR DO TE DENOHEN NJERZIT QE SKAN MBESHTETJE LE TA FILLOJN PUNEN NGA GJIRIRI I LALZIT PO PATEN BYTH DHE TE MOS HIQEN SIKUR PO BEJN GJEMEN DUHET TE HETOHEN KOKAT QE KAN QEVERISUR DHE QE KAN BER GJEMEN KETI VENDI PER 30 VJET I DI I GJITH POPULLI DHE NUK KA NEVOJ FARE PER HETUME MOS NA BEJN PER BUDALLENJ PO TE KEN BYTH TE FILLOJN ME S BERSHEN PER 97 PER 98 PER GERDECIN PER 21JANARIN PER LULIN PER RRUGEN E KOMBIT PER 21 JANARIN SE ISHTE M I BRENDESHEM PER KASETEN E KRUSHOVES NE KOSOVE QE JAN MASAKRUAR 240 NJERZ DHE QE KASETEN JA U KA SHITUR SERBEVE PER ILIRIN QE KA VRAR NJERZ DHE I KA VARROSUR NE MALIN E DAJTIT SIMBAS DESHMIS TE S BERISHES NE PARLAMENT PER EDIN PER KORRUPSIONIT SE KY NUK KA VRAR NJERI PER MONIKEN QE AKUZOHET PER TRAFIK KOKAINE PER MINISTRAT E ÇDO KRAHU POLITIK QE KAN BER GJEMEN ME TE VJEDHUR DHE JA KAN HEDHUR PAQ GJYQTARET E SPAK JAN OER TU HETUAR PDR VETE SE PER TE HETUAR TE TJERET ME PUSHTET POLITIK JETA TE HAN MUTIN KETU DO JEMI DHE DO TI SHOJM

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve