1766932542_edonzhegrova.jpg

Edhe pse nuk regjistroi një kontribut të drejtpërdrejtë me gol, anësori i Juventusit, Edon Zhegrova, pati një ndikim të madh kur u fut nga stoli në fitoren 0-2 kundër Pisas. Pas ndeshjes ai falenderoi trajnerin Luciano Spalletti.

"Gjëja më e rëndësishme është që i gjithë grupi ka qenë i bashkuar. Dua t’i vë në dispozicion të ekipit cilësitë e mia. Pashë një Juventus kompakt gjatë gjithë ndeshjes. Spalletti? Po përpiqet të më përmirësojë edhe në fazën mbrojtëse, edhe pse kjo më është kërkuar edhe te klubet e mia të mëparshme dhe e di që në futbollin modern duhet të luash në të dyja fazat. Kam qenë jashtë për një kohë të gjatë, nuk kam luajtur shumë, por tani po jap kontributin tim", tha anësori i Kosovës.

Spalletti, i cili e cilësoi Zhegrovën pas ndeshjes si një 'gjeni', i kishte vendosur edhe nofkën 'Zeppetta', që mund të përkthehet përafërsisht si një objekt i vogël, por thelbësor.

“‘Zepeta’, siç të quan Spalletti? Është diçka me të cilën kam lindur. E falenderoj trajnerin që më dha këtë nofkë”, tha mes të qeshurave Edoni.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Juventusi fiton me Zhegrovën në fushë dhe merr vendin e tretë në Serie A, Udinese barazon Lazion 'in extremis'