Sipas asaj që raportohet nga “La Nazione”, prokuroria e Firences ka kryer autopsinë e dy kufomave, për të tentuar një identifikim të vështirë, si dhe për të përcaktuar shkakun e zjarrit, që solli vdekjen e dy personave.
( Dhoma e djegur në pronësi të Luciano Spallettit )
Për momentin, hetimi, me dosjen e përfunduar në duart e prokurores Benedetta Foti, nuk ka asnjë të dyshuar apo person të hetuar, me hipotezën fillestare që dy persona të pastrehë të kenë ndezur një mangall në tentativën për t’iu shmangur të ftohtit në atë strehë të gjetur të boshatisur, duke ndezur edhe qirinj për të ndriçuar dhomën, në vilën, tashmë të sekuestruar, por që në precedencë ishte e mbyllur ndaj të panjohurve, teksa nuk kishte elektricitet.
Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com