Spanjë, Barça- Real kokë më
kokë deri në fund, bie Atletico

Spanjë, Barça- Real kokë më<br />kokë deri në fund, bie Atletico
Barcelona dhe Real Madrid kanë fituar sfidat e parafundit të La Liga-s.
 
Katalanasit kanë dhuruar spektakël në “Camp Nou” ku kanë shënuar 5 gola përballë rivalëve të përjetshëm të Espanyol.
 
Një superndeshje nga ana e blaugranëve, të cilët shënuan plot 5 herë, dy herë Suarez, 1 Mesi, 1 Neymar dhe 1 Rafinja.
 
Barcelona do të luftojë deri në fund me Realin e Madridit i cili ndodhet në vend të dytë me 1 pikë më pak, pasi Atletico është dorëzuar përfundimisht.
 
Madrilenët mposhtën me rezultatin 3-2 Valencian në “Santiago Bernabeu”, duke i bërë presion deri në fund Barcelonës në Luftën për titull dhe duke i marrë vendin e dytë rivalëve të Atleticos.
 
Kanë mjaftuar dy gola të Ronaldos dhe 1 i Benzema që Reali të dilte krenar nga “Bernabeu”.
 
Ndërkohë që Valencia arriti të shënojë dy gola me anë të Rodrigo dhe Gomes por pa rezultat.
 
Nga ana tjetër, Altetico Madrid është dorëzuar përfundimisht në luftën për titull. Ekipi i Simeones nuk arriti të ruajë avantazhin e përkohshëm me anë të Torres, pasi Levante përmbys rezultatin 2:1. 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Plani ynë i paqes do të jetë gati në nëntor

Zelensky: Plani ynë i paqes do të jetë gati në nëntor