Spanjë, Benzema aksidentohet në 
​rrugët e Madridit

Spanjë, Benzema aksidentohet në <br />​rrugët e Madridit
Sulmuesi i Realit të Madridit, Karim Benzema është përfshirë në një aksident rrugor, por fatmirësisht nuk ka pësuar asnjë lëndim në pjesët e trupit.
 
Mediat transmetojnë se sulmuesi i Realit, Karim Benzema, është aksidentuar duke drejtuar makinën e tij Audi RS6 në një autostradë në Madrid.
Pas kontrolleve të policisë së Madridit rezultoi se sulmuesi nuk ka konsumuar alkoool, por nuk ka qenë shkaktari i aksidentit pasi është goditur nga një makinë tjetër teksa udhëtonte në rrugët e Madridit.
 
Kjo është hera e dytë që Benzema aksidentohet teksa drejton makinën, ndërsa aksidenti i parë ka ndodhur në vitin 2009, kur sulmuesi i u transeruua nga Lioni tek gjigandët e Madridit.
 
Aktualisht Benzema nuk është pjesë e formacionit, pasi dëmtimi do e mbajë për disa kohë  jashtë fushës së lojës.
 
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool