Spanjë, bind Real Madrid
kryeson me 4 pikë larg Barcelonës

Spanjë, bind Real Madrid<br />kryeson me 4 pikë larg Barcelonës
Java e 20-të e kampionatit spanjoll ka qënë e gjitha në favor të Real Madrid. Galaktikët mposhtin 3-0 Real Sociedad në “Santiago Bernabeu” dhe përfitojnë mjaft mirë nga hapat fals të kundërshtarëve direkt duke shkuar në plus 4 pikë nga Sevilla dhe Barcelona.

Pas eliminimit nga Kupa dhe kontestimit të tifozëve për disa futbollistë ndeshja ndaj Sociedad ishte e vështirë dhe e tillë rezultoi edhe në minutat e para deri në momentin që kroati Mateo Kovacic e zhbllokoi në minutën e 38-të duke qetësuar edhe tifozët në stadium.

Më pas në pjesën e dytë Reali thellon avantazhin pas golit që shënoi Cristiano Ronaldo në minutën e 51-të.

Që nga ky moment ndeshja u bë shumë më e thjeshtë dhe skuadra e Zidane gjen në minutën e 82-të edhe golin e tretë.

10 sekonda i janë dashur Realit për të arritur deri tek goli i tretë që nga nisja e topit nga portieri Navas dhe deri tek gjuajtja me kokë e Alvaro Moratës.

Reali fiton 3-0 me Sociedad, ngjitet në kuotën e 46 pikëve dhe vijon të kryesojë La Ligan madje edhe me një ndeshje për të rikuperuar.

Përveç Barcelonës që u ndal në barazim nga Real Betis dje humbi edhe Sevilla pasi u mposht 3-1 nga Espanyol.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos