Spanjë, Cristiano Ronaldo si Messi
akuzohet për evazion fiskal

Spanjë, Cristiano Ronaldo si Messi<br />akuzohet për evazion fiskal
Ylli i skuadrës spanjolle Real Madrid Cristiano  Ronaldo duket se nuk do t’i shijojë pushimet ashtu sic duhet pasi mediat raportojnë se futbollisti është akuzuar për evazion fiskal  duke shmangur pagimin e rreth 14.7 milionë euro te autoritetet spanjolle.

Dega e krimit ekonomik në Prokurorinë Provinciale të Madridit paraqiti një ankesë të martën kundër portugezit për dyshimin se kishte kryer katër krime, në mes të viteve 2011 dhe 2014. 

Në raportin e saj, zyra e prokurorisë thekson se krimet shkaktohen nga “fshehja nga thesari i të ardhurave të krijuara në Spanjë nga të drejtat e imazhit”, që është një shkelje vullnetare dhe e ndërgjegjshme e detyrimeve tatimore të një personi në këtë vend.

Kujtojmë se Leo Messi u dënua me 21 muaj burg për një krim të mashtrimit tatimor prej 4.1 milionë euro, dmth 10 milionë euro më pak.

Në deklaratat e tij sa u përket këtyre dyshimeve për mashtrim,  Cristiano Ronaldo shprehet se eshte shumë i qetë. 

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria