Përfundon telenovela e kalimit të Modric nga Tottenhami te Real i Madridit. Të hënën kroati realizoi analizat mjekësore dhe më pas firmosi kontratën 5 vjecare me madrilenët në "Santiago Bernabeu". Reali i Madridit do t’i paguajë fillimisht 35 milionë euro klubit anglez të Totenhemit, si edhe 5 milionë euro bonuse në varësi nga paraqitja me "Galaktikët".

Sakaq, Modriç do të përfitojë 150 000 euro në javë, shumë e cila do të thotë se për një vit ai do të fitojë 7.2 milionë euro. Në konferencën e parë për shtyp me fanellën merenges, Modric u shpreh se "Ka qenë një proces i gjatë, por në fund ndodhem në Madrid . Jam shumë i lumtur, i nderuar dhe krenar që jam këtu, në klubin më të mirë në botë". Një lëvizje e tillë do të plotësojë kërkesat e trajnerit Murinjo në mezin e fushës, ndërsa largimi i Kaka-së bëhet akoma më i sigurtë.

(d.b/shqiptarja.com)