MADRID - Princesha e Spanjës, Kristina de Borbon është paraqitur gjatë ditës së shtunë në gjykatën e Majorkës ku do të merret në pyetje lidhur me një skandal korrupsioni, në të cilin është përfshirë bashkëshorti i saj, Inaki Urdangarin.

Kjo është hera e parë që një pjestare e familjes mbretërore paraqitet në gjykatë si subjekt i një hetimi kriminal. Kjo pasi bashkëshorti i Kristinas, dyshohet se ka mashtruar qeveritë vendore për miliona euro. Së bashku me një partner biznesi, Urdangarin akuzohet se ka marrë 7.5 milionë dollarë në para publike.
 
Familja mbretërore ndërkohë pranoi se kjo çështje ka dëmtuar imazhin dhe besueshmërinë e saj. Vajza e mbretit Juan Carlos do t’u përgjigjet pyetjeve të një gjykatësi në një seancë dëgjimore me dyer të mbyllura.
 
Princeshë Cristina dyshohet se ka përdorur një pjesë të këtyre parave për shpenzime personale.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)