“Spanja të detyron ta parkosh autobusin, por ne do e vendosim pa rrota për të mos pësuar.
Nuk e di sa shanse ka që Shqipëria të fitojë ndaj Spanjës, pasi diferencat janë mjaft të mëdha. Në futboll, kurrë mos thuaj kurrë.
Ne do të provojmë shanset tona duke u mbrojtur mirë dhe kundërsulmuar me kujdes për të mos lënë hapësira pas.
Nuk besoj se dikush mund të thotë që Spanja do të fitojë me siguri, pasi edhe dy vjet më parë në Portugali nuk na jepnin shanse, megjithatë atje fituam ne.
Duhet të kemi parasysh që Spanja është shumë më e mirë se ne, por do të luajmë me dinjitet dhe krenari, duke shpresuar që pas ndeshjes do të flasim rreth një rezultati pozitiv
Spanja ka një grup të jashtëzakonshëm lojtarësh”deklaroi ai.
Pas konferencës për mediat, ekipi kreu stërvitjen e fundit në stadiumin e Shkodrës ku nesër do të përballet me Spanjën në 20:45 si kryesues grupi.
[gallery]18999[/gallery]