TOKIO- SHBA do mbështesë ekonomikisht Spanjën përmes një plani ndihme nga FMN.
Kjo është deklaruar të enjten nga Sekretari amerikan i thesarit Timothy Geithner.
"Tregjet financiare nuk presin që Madridi të ecë në ato rrugë si Greqia, por një fond i eurozonës në vlerë 100 miliardë euro do akordohet për të rikapitalizuar bankat e saj. Fondi është aktiv dhe i miratuar me mbështetjen e plotë të SHBA" - tha Geithner, i cili ndodhet në një konferencë të organizuar nga Instituti Ndërkombëtar i Financave në Tokio.
Ndërkohë, ministri gjerman i financave Volfgang Shable tha më herët gjatë kësaj jave se Spanja nuk i ka kërkuar ndihmë Gjermanisë dhe ky vend nuk planifikon fond ndihme për këtë rast.
Por kryeministri i Spanjës Rajoy ka lënë të hapur mundësinë e kërkimit të ndihmës pasi kostot e huamarrjes në vendin e tij vijojnë të jenë tepër të larta.
"Kjo është një sfidë modeste krahasuar me atë që shumica e vendeve në mbarë botën po përballojnë.
Ne jemi në një pozitë shumë më të mirë, rritjet tona potenciale janë shumë më të forta se shumica e vendeve të industrializuara " - tha Geithner.
/Shqiptarja.com