Spanja dominon, për 8' mposht
Shqipërinë e merr vendin e parë

Spanja dominon, për 8' mposht<br />Shqipërinë e merr vendin e parë
Shqipëria i dhuron fitoren 0-2 dhe vendin e parë Spanjës në 8 minuta lojë dhe zbret me këmbë në tokë pas 3 ndeshjeve eliminatore të Botërorit 2018 duke pesuar humbjen e pare ne grup.
 
Kuqezinjtë u ndëshkuan në të dyja rastet e golit nga gabimet e tyre.
 
E ndërsa pjesa e parë u mbyll pa gola në të dytën, shqiptarët nuk rezistuan më dhe në të 55' një gafë e portierit Berisha sjell golin e parë të shënuar nga Costa.
 
Goli i pësuar çorientoi mbrojtjen kuqezi duke pësuar edhe golin dytë.
 
Nolito vetëm pak minuta, pasi u fut në fushën e lojës arriti që të depërtonte me shpejtësi me një driblim nga e majta duke u futur në zonë dhe goditur me saktësi kuadratin e Berishës.
 
Golat e shënuar dhe reshjet e shiut që filluan në pjesën e dytë ulën ritmin e lojës, ndërsa kuqezinjtë po prisnin vetëm fundin e ndeshjes, pasi shpresa për pikë u shua.
 
Pas ndeshjeve të treta, Spanja dhe Italia kryesojnë me nga 7 pikë, ndërsa Shqipëria është në vendin e tretë me Izraelin me 6 pikë, Maqedonia dhe Lihtenshteini zero pikë.

Përsa i përket ndeshjes vlen të thekson duartrokitjet që morën Iniesta dhe Ramos kur dolën nga fusha, tensioni mes Pikesë dhe Lilës në zonë, por edhe dërgimi në spital i Lenjanit, që u dëmtua në fundin e pjesës së parë.
 
Në stadium për të mbështetur kombëtaren ishin të pranishëm mbi 16 mijë tifozë, ndërsa mes tyre ishin edhe shumë personalitete të Shqipërisë, mes tyre kryeministri Rama dhe shumë deputetë. 

[gallery]19015[/gallery]

Renditja e grupit
%u200BRenditja e grupit

mbaroi
 (Foto: EPA / ARMANDO BABANI)

Zhvillimet minutë pas minute për ndeshjen Shqipëri-Spanjë
90' Mbyllet ndeshja, Shqipëria humbet 0-2 me Spanjën.

81' Reshje të dendura shiu në stadium, ulet itensiteti i lojës në fushë.
 
80' Largohet nga fusha edhe Serxhio Ramos, i cili ashtu si Iniesta u duartrokit nga tifozët.

77' Del nga fusha Iniesta. Legjenda spanjolle duartrokitet nga stadiumi, pasi Barcelona dhe Spanja kanë shumë mbështetës edhe në Shqipëri.

70' Alcantra ekzekuton një goditje dënimi nga jashtë zone, por Berisha pret me qetësi.

66' Shthuret mbrojtja kuqezi, Spanja depërton me lehtësi në zonë. Kombëtarja kthehet pas për të mos pësuar më. 

63' Spanja shënon golin e dytë përballë Shqipërisë. Nolito i sapo futur në fushë, depërton bukur nga e majta, futet në zonë, gjuan me qetësi duke mposhtur Shqipërinë për herë të dytë. 

2-0
(Foto: EPA / ARMANDO BABANI)


54' Mbrojtja kthen topin te portieri, Berisha gabon duke ia dhuruar kundërshtarit, David Silva avancon në zonë dhe pason për Costën duke e nxjerrë të vetëm me portën që nuk e ka të vështirë ta dërgojë sferën në rrjetë 0-1.

1-0
(Foto: EPA / ARMANDO BABANI)

46' Në vendin e Lenjanit futet në fushë Alinji.

45' Nis pjesa e dytë e ndeshjes 

Ermir Lenjani transportohet në spitalin e Shkodrës për të marrë mjekimin e duhur për shkak të së çarës që pësoi në vesh gjatë një dyluftimi me spanjollët. 

Statistikat e pjesës së parë Shqipëri-Spanjë
Shqipëri
45' Mbyllet pjesa e parë Shqipëri-Spanjë 0-0

43' Dëmtohet Lenjani, në pjesën e dytë pritet që të futet Alinji.

37' Koke futet në zonë dhe e kroson në zonë, por Berisha është një hap para Costës duke e zotëruar.

35' Goditja e parë e Shqipërisë në portën e Spanjës, gjuan Roshi, por jashtë kuadratit.
 
31' Shqipëria tenton të zbresë në kundër sulm, por spanjollët bllokojnë me kujdes.
 
30' Costa zihet në pozicion jashtë loje. Mbulohet mirë nga mbrojtja kuqezi.

diego costa
(Foto: EPA / ARMANDO BABANI)

25' Alcantara ndëshkohet me karton të verdhë, pasi ndërhyri rëndë ndaj Hysajt.

alcantara
(Foto: EPA / ARMANDO BABANI)

17' Tenton një skemë Spanja pas një goditje nga këndi, Koke gjuan jashtë.
 
16' Vitolo gjuan nga jashtë zonës, grushton Berisha duke larguar topin për mrekulli.
 
14' Xhaka bllokohet nga Ramos, kuqezinjtë pretendojnë për faull, arbitri vazhdon lojën!

xhaka fiton duelin
(Foto: EPA / ARMANDO BABANI)
 
11' Rast i mirë për Spanjën, Costa gjuan në zonë, por pret Berisha, Hysaj largon topin.

shqiperi spanje
(Foto: EPA / ARMANDO BABANI)

9' Shqipëria zbret në sulm me shpejtësi me Lenjanin, ky i fundit kroson në zonë por topi nuk gjen Balën.

6' Tension në fushë mes Lilës dhe Pikës në zonën e Shqipërisë. 

6' Roshi shkakton faull. Koke kroson në zonë, largojnë mbrojtësit tanë. Topi kthehet në zonë, gjuan Pike, sfera kalon ngjitur ne shtyllën, por arbitri akordon goditje të lirë, pasi spanjolli preku topin me dorë.
pique vs hansi agolli
(Foto: EPA / ARMANDO BABANI)

2' Spanjollët kontrollojnë topin në mesfushë, Shqipëri pret në zonën e saj.

1' Nis ndeshja Shqipëri-Spanjë
Shqipëri
Edhe kryeministri Rama ndodhet në stadium 
Rama
Himni i Shqipërisë 



20:20 Dy ekipet bëjnë nxemjen e fundit para ndeshjes


nxehmja

20:10 Gati për ndeshjen e madhe në Shkodër
dhomat e zhveshjes
20:08 Formacionet zyrtare Shqipëri-Spanjë
 Spanjë
20:00 Vazhdon hyrja e tifozëve në stadium
tifozet

19:50  Kombëtarja e Kosovës humbet sërish, Ukraina shënon 3 gola
Kombëtarja e Kosovës ka humbur edhe në ndeshjen e sotme me përfaqësuesen e Ukrainës.

Kjo e fundit ka shënuar tre gola ndaj ekipit të Kosovës duke i dhënë një fitore bindëse në fushën e saj.

Golat në këtë ndeshje janë shënuar nga Artem Kravets 31’, Andriy Yarmolenko 81’ dhe Ruslan Rotan 87’.

Ndeshja Ukrainë-Kosovë ishte e vlefshme për eliminatoret e botërorit Rusi 2018

18:30  Trafik i renduar në superstradën e Lezhës
Superstrada Milot-Lezhë është përballur me një fluks të jashtëzakonshëm  mjetesh gjatë pasdites të së dielës.

Kjo ka bërë që të krijohet një trafik i rënduar, i cili ka nisur që prej orës 15:00.

Shkak për këtë situatë është bërë numri i lartë i automjeteve që kanë udhëtuar drejt qytetit të Shkodrës për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Spanjë.

Qytetarë të ardhur nga Kosova si dhe qytetet të ndryshme të Shqipërisë janë dyndur drejt Shkodrës, duke krijuar një trafik mjaft të rënduar. Situata më problematikë ka qenë në hyrje të qytetit të Lezhës, ku automjetet kanë krijuar radhë kilometrike. Në disa raste ka pasur edhe bllokim të qarkullimit, kjo e ndikuar edhe nga reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë Lezhën gjatë pasdites.

Për ti bërë ballë këtij fluksi mjetesh janë angazhuar në pikat më problematike, duke ndërhyrë në normalizimin e qarkullimit. 

trafiku lezhes
trafiku lezhes



18:25 Fatbardh Jera: Jam skeptik, por shpresojmë shumë
Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF dhe njëkohësisht ish-lojtar i ekipit kombëtar, Fatbardh Jera në një intervistë për Report Tv nga Shkodra, aty ku kombëtarja po përgatitet për Spanjën shprehet se kuqezinjtë do të luajnë në mbrojtje dhe se ëndërron për pikë përballë iberikëve edhe pse do të jetë shumë e vështirë.
 
"Me një 4-2-3-1 besoj se është formacioni më i mirë që mund të zbresë sonte në fushë. Do të luajmë në mbrojtje, pasi Iniesta, Silva apo Koke janë më të mirët e botës, pa u futur në sulmin e tyre.
 
Spanja ka një rezervë si Costa, dallimet janë të mëdha. Mendoj që De Biasi ka një taktikë të tij dhe kemi bërë surpriza si në Portugali, e cila në hapi rrugën drejt Europianit.
 
Jam skeptik duke njohur vlerat e kundërshtarit, por shpresoj që të shtyjmë edhe një muaj në krye të klasifikimit" dekl
aroi ai.

18:20 Rama inkurajon kombëtaren: Më vështirë se sonte nuk ka
Kryeministri Rama shkruan se Shqipëria sonte ka ndeshjen më të vështirë, por ai beson se përtej çdo rezultati në fund kuqezinjtë ta nderojnë fanellën.
 
"Më vështirë se sonte nuk ka, po na mjafton që përtej çdo rezultati në fund kuqezinjtë ta nderojnë fanellën duke dhënë shpirtin, si një trup i vetëm #ForcaShqipëria". 

18:05 Shi i dendur në Shkodër, ndeshja në rrezik
Qyteti i Shkodrës është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut që vazhdojnë prej disa orësh duke shkaktuar trafik të dënuar, por edhe duke vendosur në rrezik zhvillimin e ndeshjes, pasi në fusha do të mbushte me ujë si në rastin e Maqedonisë rrezikon shtyrjen.

17:05 1280 policë në gatishmëri për Spanjën
Policia e Shtetit njofton se në gatishmëri për ndeshjen e sotme me Spanjën do të jenë 1280 policië.
 
Është angazhuar RENEA, FNSH, policia vendore, ndërsa është bërë edhe kontrolli i stadiumit me qen antieksploziv.

16:55 Gjithçka gati për ndeshjen në Shkodër 
Shkodër
Shkodër

16:53 Latifi dhe Ergys Kaçe në tribunë
Liridon Latifi dhe Ergys Kaçe nuk do të jenë as në stol për ndeshjen kundër Spanjës. 

16:45 'Informacionet nga shërbimet inteligjente, ndeshja do të jetë festë'
Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri- Spanjë.
 
Kërcënimi i vetëm për ndeshjen e sotme është shiu i dendur në Shkodër që ka nisur prej mesditës, ndërsa nëse itensiteti do të rritet rrezikon të përsëritet ndeshja me Maqedoninë që u ndërpre. 

Komandanti para efektivëve ka deklaruar se "Situata është e qetë dhe pa asnjë rrezik, informacionet nga shërbimet inteligjente janë se ndeshja do të jetë një festë".


15:50 Tifozët: Shpresojmë për barazim, fitorja ëndërr
Atmosfera ne qytetin e Shkodres, ne prag te sfides mes Shqiperise dhe Spanjes, duket e elektrizuese.
 
Ashtu si ne ndeshjet e tjera te Kombetares Shqiptare, tifozet kuqezinj kane mbushur rruget e qytetit te Shkodres, duke festuar dhe kenduar me njeri-tjetrin.
 
Te ardhur nga qytete te ndryshme te Kosoves dhe Shqipërisë, tifozet i urojne fitoren Kombetares. Pjesa me e madhe e tyre besojne ne nje barazim te kuqezinjve.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi

Foshnja 5 muajsh vdiq në spitalin e Vlorës, babai mes lotësh: Fajin e ka mjekja, nuk më tha se ishte i sëmurë! Çfarë mjekimi i ka dhënë?! Dua drejtësi