Ekstradohet sot nga Spanja ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha në kërkim për vrasjen e rivalit Klodian Saliu

1 vit e 3 muaj pas arrestimit në Spanjë, ekstradohet këtë të martë në Tiranë Lulzim Berisha, ish-kreu i bandës së Durrësit, i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare që prej vitit 2022. Berisha pritet të zbresë në Rinas gjatë orëve të mbrëmjes, ndërsa ka humbur betejën me autoritetet gjyqësore në Spanjë për kundërshtimin e ekstradimit në vendlindje, 15 muaj pasi u arrestua dhe u gjet tërësisht i transformuar, me mjekër të bardhë dhe tatuazhe në të gjithë krahët më 14 dhjetor 2023, me identitet bullgar.

Fillimisht u shpall në kërkim në 2020-ën për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, vrasje të vitit 2005, të cilët u zbardhën 15 vite më vonë. Për vrasjen e Lames çështja u pushua për mungesë provash, ndërsa aktualisht ishte në kërkim vetëm për Klodian Saliun, i cili u vra në rrugën Durrës-Maminas, në fshatin Koxhaj teksa po lëvizte me makinën “Mercedes Benz”.

Lulzim Berisha, i dënuar fillimisht me burgim të përjetshëm për pjesëmarrje në organizatë kriminale, vrasje dhe trafiqe ilegale në vitet 1998-2000, mundi ta ul dënimin nga burg përjetë në 25 vjet burg me vendim të Gjykatës së Lartë në vitin 2014. 2 vjet më vonë, ish-kreu i bandës së Durrësit mundi të lërë qelinë me vendim të Apelit të Durrësit, e cila përmes një llogaritje matematikore arsyetoi se 3 e 4-ta e dënimit ishte shlyer, sjellja e tij ishte e mirë dhe i faleshin 5 vite të mbetura dënimi.

Megjithatë, do ishte Gjykata e Lartë, e cila në dhjetor 2021 do të prishte vendimin e Apelit të Durrësit për faljen e 5 viteve, duke kërkuar rikthimin në qeli për vuajtjen e tyre. Me këtë arsye Prokuroria e Durrësit e shpalli në kërkim në janar 2022. Me rikthimin në Tiranë, Lulzim Berisha ka dy llogari me drejtësisë, përmbylljen e dënimit të vjetër dhe gjykimin për vrasjen e 2005-ës të Klodian Saliut.

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 09:11

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?



×

Lajmi i fundit

  Gjykatësi urdhëron Musk të anulojë procesin e përshpejtuar të ‘DOGE’: Keni shkelur Kushtetutën me USAID

Gjykatësi urdhëron Musk të anulojë procesin e përshpejtuar të ‘DOGE’: Keni shkelur Kushtetutën me USAID