Spanja kualifikohet në Euro 2020, Italia di vetëm të fitojë

Spanja kualifikohet në Euro 2020, Italia di vetëm të fitojë

6 janë skuadrat e kualifikuara për në Euro 2020. Pas Italisë, Belgjikës, Rusisë, Polonisë dhe Ukrainës, mbrëmë kualifikimin për në fazën finale e siguroi edhe Spanja. Iberikëve u mjaftoi barazimi 1-1 në Suedi. Skandinavët kaluan në avantazh me Marcus Berg në fillimin e pjesës së dytë, por iberikët barazuan në kohën shtesë me Rodrigo Moreno. Suedia e mban vendin e dytë në grupin F pasi Rumani-Norvegji u mbyll po 1-1.

Ndërkaq Italia di vetëm të fitojë. Të kaltrit e Roberto Mancinit sigurojnë fitoren e 8-të në po kaq ndeshje pasi mposhtën 5-0 në transfertë Liechtenstein. Federico Bernardeschi zhbllokoi rezultatin që në minutën e 2-të ndërsa golat e tjerë i shënuan Andrea Belotti dy herë dhe Romagnoli e El Shaaraëy. Finlanda mundi 3-0 Armeninë në ndeshjen direkte dhe sheh kualifikimin.

Fitore shumë të rëndësishme arriti Zvicra ndaj Irlandës në grupin D. Helvetët fituan 2-0 në Gjenevë me golin e Seferovic dhe autogolin e Duffy. 12 pikë Irlanda në vend të parë një ndeshje më shumë po aq sa Danimarka dhe 11 Zvicra që kualifikimin do e kërkojë në nëntor ndaj Gjeorgjisë dhe Gjibraltarit./ Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë