Spanja kërcënon se do të votojë kundër marrëveshjes së Brexit

Spanja kërcënon se do të votojë kundër marrëveshjes së Brexit

Foto ilustruese

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanches është deklaruar së fundi se do të kundërshtojë një draft marrëveshje për Brexit, për largimin e Britanisë së Madhe nga BE, nëse nuk ka një sqarim mbi bisedimet e ardhshme mbi statusin e Gadishullit të Gjibraltarit.

Spanja vijon të ketë ende pretendime për këtë gadishull, i cili i ka kaluar kurorës Britanike sipas Traktatit të Utrehtit të vitit 1713.

Përmes këtyre pretendimeve shteti iberik kërkon të sigurohet se bisedimet në të ardhmen mes Bashkimit Europian dhe Mbretërisë së Bashkuar nuk e përfshijnë këtë gadishull, raporton BBC.

“Nëse gjërat vazhdojnë kështu dhe nuk ka ndryshime për Gjibraltarin, Spanja do të votojë kundër Brexitit”, ka thënë kryeministri spanjoll Sanchez.

Ndërkohë përgjatë negocitatave të zhvilluar deri më tani për Brexit, lidhur me çështjet kufitare Spanja, së bashku me Irlandën dhe Qipron kanë zhvilluar bisedime të ndara me Mbretërinë e Bashkuar .

Ministri i Jashtëm spanjoll, të hënën, Josep Borrell ka thënë se marrëveshja për Brexit ka dështuar që të qartësojë  bisedimet ndërsa ka bërë të qartë  se çdo negociatë në të ardhmen për Gjibraltarin duhej të ishte bilateral dhe

“Si vend, nuk mund të supozojmë se gjithçka që ndodh në të ardhmen me Gjibraltarin do të negociohet nga Britania e Madhe dhe BE, do të duhet të negociohet midis Spanjës dhe Mbretërisë së Bashkuar”, ka thënë Borrell.

Më herët  kryeministrja  britanike Theresa May deklaroi se  do t’i përmbahet projekt-marrëveshjes së diskutueshme për ndarjen e vendit nga Bashkimi Evropian. Kjo çështje ka ngjallur shumë pakënaqësi brenda partisë së saj dhe disa ligjvënës kërkuan largimin e zonjës May nga posti. Kjo është kriza më e rrezikshme në kabinetin e drejtuar nga  Kryeministrja Theresa May që solli për pasojë dorëheqjen e disa ministrave, ne kabinetin e saj qeverisës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt

'Më ofroi postin e nënkryetarit', Agron Shehaj i përgjigjet Arben Malajt