Spanja nuk ndryshon qëndrim! Kryeministri Sanchez: Mbështesim Beogradin kur flitet për çështjen e Kosovës
Pedro Sanchez dhe Aleksandër Vuçiç
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ishte për vizitë zyrtare në Serbi ku nuk kurseu komentet pozitive për Vladimir Vucic ndërsa mbajti edhe një qëndrim që dihej prej kohësh për cështjen me Kosovën. Në deklaratën për mediat u shpreh se mbështesin dialogun Beograd-Prishtinë, por Spanja mban anën e Serbisë për cdo gjë që ka të bëjë me Kosovën.
“Ne jemi të bashkuar me bindjen e nevojës për të garantuar të drejtën ndërkombëtare dhe integritetin sovran të shteteve. Ne mbështesim Serbinë në çdo gjë që ka të bëjë me Kosovën”, tha Sanchez. Spanja është një nga pesë shtetet në BE që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Gjithashtu Spanja është një nga shtetet më të rëndësishme në Bashkimin Europian për nga influenca dhe ekonomia.
Sanchez u prit nga presidenti Vuçiç këtë të premte dhe pas takimit dolën në konferencë për mediat ku Spanja shprehu mbështetjen për integrimin në BE të Serbisë. “Besoj se tani është koha, që është koha për të përshpejtuar reformat dhe për t'u përkushtuar përfundimisht ndaj Bashkimit Evropian”, ishte mesazhi i Sanchez për Vuçiçin. Ky ishte një mesazh që liderët e tjerë të rajonit që kanë nisur procesin e anëtarësimit, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina nuk gëzon ende as statusin e kandidatit.
Sanchez theksoi se “nëse vendet e Ballkanit veprojnë njësoj si Serbia, kandidate që nga viti 2012, vazhdojnë të kryejnë reformat e tyre me vendosmëri, Spanja do të jetë gjithmonë pranë tyre”. Kryeqyteti serb ishte ndalesa e parë e vizitës së kryeministrit në rajon. Të hënën pritet të mbërrijë në Tiranë. Qëllimi i kësaj vizite zyrtare është përforcimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe ekonomike me Serbinë , Bosnje-Hercegovinën , Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe mbi të gjitha për të treguar mbështetje për procesin e tyre të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.8%
-
Keq
60.9%
-
Nuk e di
14.3%
Vota total: 1029
Lajme të tjera
-
Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
25 Prill, 21:01
-
Heqja e dinarit serb, nis në Bruksel takimi trepalësh mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë
25 Prill, 12:43
-
Kampionati Evropian/ Boksieri Alban Beqiri ndalet në çerekfinale, Shqipëria mbetet pa medalje në Serbi
25 Prill, 10:31
-
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit i kërkon Kosovës “përparim urgjent” për themelimin e Asociacionit
24 Prill, 20:50
-
‘Veçantizmi’, gropa në të cilën po zhytet Serbia
24 Prill, 09:56
-
Presidentja Osmani: Kosova nuk po kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta
23 Prill, 18:59
-
BE: Rezultatet e votimit në veri të Kosovës nuk kontribuojnë në zbutjen e tensioneve! Masat ndaj Prishtinës do të vazhdojnë
22 Prill, 22:43
-
Përplasja Kosovë-Serbi në OKB, Nesho në '5 Pyetjet': Vuçiç e quan Kosovën pjesë të sovranitetit të tij! Mulaj: Osmani bëri lëvizje të zgjuar
22 Prill, 21:20
-
Serbët bojkotuan votimin për shkarkimin e kryetarëve në veri, politologu për Report Tv: Skenar i Serbisë që të rritej presioni i ndërkombëtareve ndaj Kosovës
22 Prill, 13:49
-
Zyrtare/ BE kushtëzon integrimin e Serbisë me normalizimin e raporteve me Kosovën: Të zbatojë marrëveshjen e Ohrit
22 Prill, 12:19
-
Votimi për shkarkimin e 4 kryetarëve në veri dështoi pas bojkotit të serbëve, Qeveria e Kosovës: BE të heqë sanksionet e padrejta
22 Prill, 10:27
-
OKB/ Osmani prezanton të mbijetuarat e luftës: Serbia e ka tejkaluar agresionin ndaj Kosovës! Vuçiç: Qytetarët në Veri po diskriminohen
22 Prill, 08:10
I ftuari me konung special nga vllazrit siamez Edvin shkjau shqipfolës dhe Vucici, pér ta mbështetur balkanin serborus. Spanjës nuk i intereson asgjë tjeter përveq interesave të veta! Shqipëria nuk mësoi kurr se si mbahet kombi dhe shteti, sepse pushtat shqipfolës i shesin tokat shqiptare sikur të ishin tapi nga tezja
PërgjigjuAshtu si Beogradi mbeshtet Spanjen per Katalonjen,basket,Galicine!!!!
Përgjigju