Spanja dhe Portugalia kualifikohen në 1/8 e Kupës së Botës përkatësisht ndaj Marokut 2:2 dhe Iranit 1:1. Të dy ekipet iberike arritën të sigurojnë nga 5 pikë, të mjaftueshme për të kaluar në fazën tjetër.
Por si Spanja ashtu edhe Portugalia vuajtën jo pak në sfidat e treta. "Demat e kuq" e panë veten dy herë në disavantazh ndaj Marokut. Goli i barazimit 2:2 erdhi vetëm në minutën e 90 me Aspas. Edhe në sfidën tjetër ishte pothuajse e njëjta tablo. Portugalia kalon e para në avantazh në minutën e 43 me Quaresma, ndërsa në minutat e fundit të ndeshjes iranianët barazojnë nga pika e bardhë e penalltisë.
Portugezët pothuajse u shtangën një minutë më pas kur ekipi i Iranit iu afrua golit të dytë, i cili do nxirrte jashtë Botërorit, Ronaldon & Co. Ky i fundit u bë protagonist në minutën e 53 kur dështoi nga penalltia, ndërsa u ndëshkua me një karton të verdhë pasi goditi me bërryl lojtarin kundërshtar.