Spanja, shpërthejnë protestat
6 në pranga, 26 të plagosu

Spanja, shpërthejnë protestat<br />6 në pranga, 26 të plagosu
Protestat kundër masave shtrënguese të qeverisë kanë degjeneruar në dhune në Madrid. Dhjetra dhe qindra protestues kanë vërshuar rrugëve të Madridit duke kundërshtuar masat shtrënguese të qeverisë për daljen nga kriza financiare. Fillimisht protestat ishin paqësore por gjatë natës së mbrëmshme tensioni ka kapluar turmat të cilat janë përleshur me policinë.

Përleshjet më të ashpra mes policisë dhe qindra protestuesve, u shënuan pas mesnatës, kur turma e manifestuesve ishin drejtuar drejt Kongresit. Tensioni shpërtheu më tepër kur agjentët e polcisë nisën të shpërndanin dhe të ndiqnin manifestuesit nëpër rrugica duke përdorur dhunë dhe duke qëlluar me plumba gome. Bilanci i protestave janë 6 të arrestuar dhe 26 të plagosur.

Protestat në Spanjë nisën një javë më parë kur qeveria njoftoi një paketë të re masash shtrënguese. Ndërkaq parlamenti aprovoi një paketë 80 miliardë dollarë shkurtimesh të shpenzimeve dhe rritjen e taksave më të cilat synohet shpëtimi i ekonomisë nga kriza.

Shtregimi i rripave nxiti zemërimin në vend ku një në 4 -tër persona është i papunë. Analistët paralajmërojnë se nëse kriza do të vazhdojë të përshkallëzohet, kryeministri Rajoy duhet të pranojë dështimin.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

I nxirë dhe me plagë ne fytyrë, Medi Iseni publikon video për herë të parë pas sherrit me Noizy-n

I nxirë dhe me plagë ne fytyrë, Medi Iseni publikon video për herë të parë pas sherrit me Noizy-n