Spanja shpall listën, me artileri të
rëndë përballë Italisë e Shqipërisë

Spanja shpall listën, me artileri të<br />rëndë përballë Italisë e Shqipërisë
Trajneri i Spanjës, Lopetegui ka publikuar listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion për dy ndeshjet e radhës për Botërorin e Rusisë, ndaj Italisë dhe Shqipërisë.
 
Përballë Italisë, Spanja do të luajë në datë 6 tetor, ndërsa 3 ditë më pas përballë Shqipërisë në Shkodër.
 
Në listën e publikuar nga Lopetegui nuk mungon asnjë nga lojtarët kryesorë, ndërsa vihen re edhe prania e ISCO, që pavarësisht se nuk ka luajtur shumë me Realin ka besimin e teknikut iberik.
 
Në Listë nuk janë Azplicueta, Mata, Paco Alcácer, apo edhe talenti madrilen Asensio.
 
Mbrojtja kuqezi do ta ketë shumë të vështirë të përballojë sulmin e furisë së kuqe me Moratën, Costën, Noliton apo Vitolon.
 
Trajneri spanjoll përpos Italisë, edhe Shqipërinë e ka cilësuar si një kundërshtar shumë të vështirë.
 
De Biasi do të përgjigjet nesër me listën e tij përballë Lihteshteinit dhe Spanjës, ku surpriza mund të jetë Eros Grezda.
 
 
Lopetegui
Portierë: David de Gea (Manchester United), Pepe Reina (Nápoles), Sergio Rico (Sevilla).
 
Mbrojtës: Jordi Alba (Barcelona), Gerard Piqué (Barcelona), Sergio Ramos (Real Madrid), Dani Carvajal (Real Madrid), Sergi Roberto (Barcelona), Nacho (Real Madrid), Javi Martínez (Bayern).
 
Mesfushorë: Sergio Busquets (Barcelona), David Silva (Manchester City), Thiago Alcántara (Bayern), Saúl Ñíguez (Atlético Madrid), Koke (Atlético Madrid), Isco (Real Madrid) Iniesta (Barcelona).
 
Sulmues:
Álvaro Morata (Real Madrid), Lucas Vázquez (Real Madrid), Nolito (Manchester City), Callejón (Nápoles), Diego Costa (Chelsea), Vitolo (Sevilla)
 
Dy.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ I vihet zjarri selisë së Partisë Socialiste nga protestuesit e PD! Policia i shpëndan me gaz lotsjellës! Pamjet me dron të Report Tv

VIDEO/ I vihet zjarri selisë së Partisë Socialiste nga protestuesit e PD! Policia i shpëndan me gaz lotsjellës! Pamjet me dron të Report Tv