Spanja turpëron Gjermaninë në Ligën e Kombeve, Franca dhe Portugalia nuk falin (VIDEO-Golat)

Spanja turpëron Gjermaninë dhe kualifikohet në Final Four të Ligës së Kombeve. Mbrëmje e paharrueshme për “furitë e kuqe” që i shkatërruan “pancerat” gjermanë duke i mposhtur 6-0 dhe duke luajtur tenis me ekipin e Lëv. Futbollisti që shkëlqen më shumë nga të gjitha tek Spanja ishte Ferran Torres me tre gola të shënuar në minutat 33,55 dhe 72 ndërsa në gol shkuan edhe Morata që realizoi golin e parë , Rodri dhe Oyarzabal. Grupin 4 të Ligës A Spanja e mbyll në vend ë parë me 11 pikë ndërsa për Gjermaninë kjo është një humbje historike që nuk ndodhte që prej vitit 1931. Tekniku Lëv e ka cilësuar thjesht një mbrëmje të zezë por shtypi gjerman e cilëson turp.

Në Final Four një vend që më herët kishte siguruar edhe Franca. Por “gjelat” nuk falën dhe e mundën Suedinë 4-2 në ndeshjen e fundit në grup duke e rrëzuar në Ligën B. Dygolësh shënoi sulmuesi Giroud dhe nga një tjetër e shtuan Pavard e Coman. Franca e mbyll grupin me 16 pikë pa asnjë humbje.

E dyta në grupin A3 pas Francës u rendit Portugalia që nuk fali dhe fitoi në Split 3-2 ndaj Kroacisë . Dygolësh i i Mateo Kovacic nuk u mjaftoi kroatëve pasi luzitanët edhe kur nuk shënon Ronaldo e kanë zgjidhjen. Mbrojtësi Ruben Dias realizoi dy herë dhe rrjetën e tundi edhe Joao Felix. Portugalia zbret nga froni si fituesja e parë e Ligës së Kombeve por e mbyll vitin me fitore.

Përgatiti: Andi Kapxhiu

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'