Spanjë/ Arrestohet banda e grabitësve 'paramilitarë'! Me 16 anëtarëve të arrestuar dhe shqiptari i shumëkërkuar

Spanjë/ Arrestohet banda e grabitësve 'paramilitarë'!  Me 16 anëtarëve të arrestuar dhe shqiptari i shumëkërkuar

Sendet e grabitura

Garda Civile spanjolle e Valencias ka arrestuar 16 anëtarët e një organizate kriminale të akuzuar si përgjegjës për një grabitje me dhunë brenda një shtëpie në Bétera (Valencia) në të cilën banorët, përfshirë dy të mitur u plagosën

Grabitësit kishin njohuri paraushtarake që e bënte të vështirë gjetjen e tyre dhe, përveç kësaj, secili prej tyre banonte në një provincë spanjolle dhe u bashkuan vetëm për të kryer akte kriminale të planifikuara më parë, sipas një deklarate nga Garda Civile.

Agjentët kanë mundur të zbulojnë gjithashtu se personat që kanë porositur sulmin në banesë janë dy vëllezër biznesmenë me kombësi kineze, të cilët janë arrestuar pas kontrollit në shtëpitë e tyre dhe njëri prej tyre tashmë ka shkuar në burg.

Viktimat deklaruan se kishin dorëzuar bizhuteri, ora dhe sende të tjera me vlerë rreth 175 mijë euro dhe gjithashtu dhanë informacione për sulmuesit, për të cilët thanë se ishin njerëz nga Evropa Lindore, të veshur me veshje teknike të errëta, me kamera dhe mjete të ndryshme, raportojnë mediat spanjolle.

Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar 16 persona, 11 meshkuj dhe 5 femra, të moshave 25 deri në 67 vjeç dhe me kombësi shqiptare, maqedonase, rumune, kineze dhe spanjolle. Mes tyre ishte dhe një shqiptar i shumëkërkuar për disa grabitje.

Pas hyrjes dhe kontrollit, agjentët kanë mundur të gjejnë një gjurmë gishti që korrespondonte me të shqiptarit, me precedent të mëparshëm kriminal për grabitje me dhunë në Shqipëri dhe Spanjë. Interpolit bën me dije se ndaj shqiptarit ka një urdhër arrest për 12 grabitje me armë zjarri.

Pas hetimeve të shumta, Garda Civile arriti të identifikojë pjesën tjetër të anëtarëve të organizatës kriminale, të cilët ishin fshehur në një shtëpi me qira ku hiqeshin si futbollistë. Përveç kësaj, u bë e mundur gjetja e shtëpive të të gjithë anëtarëve në Ibiza, Arganda del Rey (Madrid), Burriana (Castellón) dhe Mislata (Valencia) dhe arrestimi i tre grabitësve të tjerë, të cilët tashmë janë në burg.

Në tetë kontrollet e kryera, Garda Civile ka sekuestruar 126 mijë euro cash, pesë automjete luksi, bizhuteri, një shufër ari, bllokues valësh, veshje dhe kapuç të cilt dyshohet se janë përdorur nëpër grabitje. Po ashtu u sekuestruan armë zjarri, një numër i madh thikash, kamera, gërshërë, kaçavida dhe pajisje elektronike dhe teknologjike me vlerë të madhe.

Të gjithë ata akuzohen për veprat penale të grabitjes me dhunë, ndalimit të paligjshëm, plagosjes, zhvatjes dhe organizimit kriminal. Në operacion janë kërkuar të dhëna nga autoritetet shqiptare, sipas Gardës Civile, e cila ka bërë me dije se procedimet i janë dorëzuar Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Udhëzimit Numër 1 të Llíria (Valencia).

S.G/S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale