SPANJE-Një shqiptar i përfshirë në trafikun e heroinës në qytetin Pontevedra pranon në gjykatë se ai është drejtuesi një rrjeti të gjerë trafiku. Afrim Haxhijahja I tha gjykatës se ai ishte njeriu i cili drejtonte trafikun ndërkombëtar të drogës duke e shitur atë në zona të ndryshme të Galicias.

Ai pranoi po ashtu se një prej klientëve të tij ishte trafikanti i mirënjohur portugez i drogës Vítor Cardoso i njohur me pseudonimin "Vítor do Ouro". Haxhijahja i tregoi gjykatës se heroinën e siguronte nga një grup tjetër shqiptarësh në Valencia.

I bashkëakuzuari tjetër është Esmerald Laçi, i cili në një rast sipas policisë spanjolle pagoi për blerjen e 10 kg heroinë. Esmerald Laçit iu kapën të fshehura në makinë të fshehura 200.000 euro. Për këtë grup kriminal prokurori cështjes ka kërkuar 56 vite burg në total dhe dënimet variojnë nga 7 deri 12 vite burg.