SPANJË – Ciudadanos propozon një pakt kombëtar kundër separatizmit


Albert Rivera, lideri i partisë Ciudadanos.
MADRID, 30 tetor /ATSH-AFP/ - Partia e qendrës së djathtë, Ciudadanos (qytetarët), i propozoi sot shefit të qeverisë, Mariano Rajoy, një pakt kombëtar kundër separatizmit në Katalonjë, sipas të cilit partitë politike do të bashkohen për mbrojtjen e unitetit të Spanjës.
"Pata mundësinë që të paraqes idenë e një pakti për Spanjën", deklaroi Albert Rivera, lideri i partisë Ciudadanos, gjatë një konference në selinë e qeverisë në Madrid, pas një mbledhje me shefin e qeverisë.
"Ideja është që spanjollët të dinë se cilado qoftë maxhoranca parlamentare, Spanja nuk do të rrezikohet", shtoi ai.
Ciudadanos, një parti liberale që ka lindur në Katalonjë pikërisht për të mbrojtur qëndrimin e këtij rajoni në Spanjë, është forca e dytë politike në rajon (18 për qind të votave) dhe sipas sondazheve është shumë pranë vendit të dytë në legjislativet e 20 dhjetorit, mbrapa Partisë Popullore (PP)./
/G.S/

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë