Spanjë- Shtatë shqiptarë dhe një spanjoll u arrestuan gjatë një superoperacioni të Guardia Civil në Spanjë këtë javë (15 Janar), teksa u sekuestruan edhe 1,1 tonë kokainë në mjet lundrues, një nga sasitë rekord kjo.
Mediat spanjolle raportojnë se në momentin që u arrestuan, ekuipazhi kishte kaluar 19 ditë në det të hapur, në kushte aspak të mira.
Media spanjolle publikoi pamje dhe detaje nga ky aksion, duke publikuar se që të ruanin ngarkesën, trafikantët kishin mundësinë të flinin vetëm një orë gjumë në ditë. Ndërsa në momentin e ndalimit atyre u është ofruar edhe ndihmë mjekësore, për të cilën kishin nevojë.
”La Voz de Galicia” raporton se skafi me të cilin lundronin shqiptarët ishte 12 metra i gjatë, pa kabinë dhe vazhdimisht hapësira e përcaktuar për ekuipazhin mbushej me ujë. Brenda saj u gjetën furnizime, shishe uji të pijshëm dhe karburanti.
Arrestimi i shqiptarëve u bë në zonën e Rego do Alcalde, në të njëjtën zonë ku një tjetër gomone me karakteristika të ngjashme u shfaq në prag të Krishtlindjeve. Në kuadër të këtij të ashtuquajturi “Operacioni Barona”, agjentët sekuestruan edhe një pistoletë, automjete dhe pajisje komunikimi.
Që nga nëntori i vitit të kaluar, kjo organizatë shqiptare me qendër në rajonin e Salnes në Galici, ka qenë nën vëzhgim. Në mesin e muajit dhjetor u konstatua se kjo gomone e shpejtë po nisej për në det të hapur me katër persona në bord dhe në orët e para të së mërkurës (15 Janar), një grup i Policisë Kombëtare i ka kapur në momentin kur po zbarkonin mallin, duke arrestuar edhe ata të cilët ishin përgatitur për ta ngarkuar dhe transportuar.
A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
38.5%
-
Negativ
47.7%
-
Jam i/e dyzuar
13.9%
Vota total: 4149
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Arrestohet taksisti që shiste dhe kokainë, në makinë i gjejnë 328 doza (EMRI)
15 Shkurt, 14:30
-
U kap me 26 kg marijuanë në aeroportin e Athinës, në pranga shqiptarja
14 Shkurt, 19:26
-
Itali/ Udhëtonin me 100 mijë euro kokainë në makinë, arrestohen 2 shqiptarët me precedentë! Nervozizmi para karabinierëve i tradhtoi
14 Shkurt, 15:38
-
Itali/ Po trafikonin 30 kg kokainë në kantierin detar, në pranga 32-vjeçari shqiptar dhe italiani
14 Shkurt, 08:40
-
Popullsia e Spanjës rritet në mbi 49 milionë falë emigracionit
13 Shkurt, 16:22
-
Tiranë/ Shisnin kokainë në doza, 2 të arrestuar! Njërit i gjenden mbi 28 mijë euro, tjetrit 600 mijë lekë
13 Shkurt, 14:11
-
Venecia/ Trafik droge në linjën Itali-Spanjë-Gjermani, çmontohet organizata italo-shqiptare me 14 anëtarë! Klientët që s’paguanin borxhin i lyenin me alkool dhe i kërcënonin me zjarrvënie
13 Shkurt, 08:24
-
Itali/ Sekuestrohen 172 kilogramë kokainë me vlerë 25 milionë euro, pakot me logon e KF Tiranës! Në pranga shqiptarët vëlla e motër (VIDEO)
12 Shkurt, 12:48
-
Fier/ Ktheu shtëpinë në ‘biznes’ droge, arrestohet 28 vjeçari! Në pranga dhe blerësi! Kanabisi dhe kokaina me vlerë prej rreth 90 mijë euro (EMRAT)
12 Shkurt, 10:35
-
Itali/ Çmontimi i klanit shqiptar që fitimet e grabitjeve i investoi në 25 mln euro kokainë, furnizohej nga celulat në Britani, Holandë e Belgjikë (FOTOT)
9 Shkurt, 20:18
-
Itali/ Nervozizmi gjatë kontrollit e tradhtoi, 28-vjeçari shqiptar kapet me 200 gramë kokainë të fshehur në dorezën dhe sediljen e makinës
8 Shkurt, 15:08
-
Itali/ Antimafia arrestoi 39 persona, zbërthehet klani shqiptar që paratë e grabitjeve i investonte në drogë! Sekuestrohet kokainë me vlerë 25 mln euro, trafik dhe në San Marino (VIDEO)
8 Shkurt, 13:15