MADRID, 22 dhjetor /ATSH-AFP/ - Familja mbretërore e Spanjës shprehu sot respektin e saj më absolut për pavarësinë e drejtësisë, pas vendimit të një gjykatësi që të ridërgojë para gjykatës motrën e mbretit Filipi VI, Dona Cristina, për krime fiskale.
Jose Castro, gjyqtari i gjykatës së Palma de Majorkas, i ngarkuar me këtë çështje, vlerësoi në raportin e dorëzuar sot se Cristina ka bashkëpunuar me bashkeshortin e saj Inaki Urdangarin për kryerjen e dy krimeve fiskale.
Përveç çiftit edhe 15 persona të tjerë preken nga kjo aferë.
Familja mbretërore kishte garantuar edhe më parë respektimin e vendimit gjyqësor në kuadër të këtij hetimi, që zgjati katër vite, për shembull kur gjykatësi kishte konfirmuar shkurtin e kaluar dënimin e Cristinas dhe të burrit të saj.
Mbreti Filipi VI, që hipi në fron në qershor, mbajti distance me motrën e tij.
Ajo ishte një nga mungesat e mëdha gjatë ceremonisë së kurorëzimit dhe nuk merr pjesë në asnjë akt zyrtar që ka lidhje me familjen mbretërore, që përbëhet nga mbreti, mbretëresha dhe dy fëmijët e tyre.
Madje, sipas medias spanjolle, mbreti është përpjekur që ta bindë motrën e tij të heqë dorë nga të drejtat e saj dinastike pasi në teori ajo mund të vazhdojë të ketë pretendime për fronin./
/G.S/ a.jor.