Spanjë/ Ja si do e grabiste grupi shqiptaro-spanjoll depon e floririt dhe diamanteve në Madrid! Hapën vrimë gati një metra në mur
Vrima e hapur nga grupi shqiptaro-spanjoll, për grabitjen e depos së floririt
Madrid- Agjentët e Policisë Kombëtare dhe Bashkiake të Madridit, kanë arrestuar të dielën e 27 tetorit 5 persona të cilët u kapën duke vjedhur me metodën që autoritetet spanjolle e quajnë “butrón” (hapja e vrimës në mur), në një dyqan-depo metalesh të çmuara (diamante), në zonën Fuente del Berro të Salamanca.
Dy nga të arrestuarit janë shqiptarë dhe tre të tjerët spanjollë. Ata janë nga 30 deri në 45 vjeç dhe kanë dosje të shumta policie për vepra penale nga më të ndryshmet.
Brenda depos ndodheshin sasi të mëdha me shufra ari, metale të çmuara dhe monedha.
“Hajdutët kanë bërë një vrimë rreth 70 centimetra nga një godinë e ngjitur, në bllokun ku ndodhej dyqani”, shkruan “El Mundo”.
Fqinjët kanë dëgjuar diçka të çuditshme dhe kanë lajmëruar Policinë. Pas marrjes së njoftimit, agjentët janë shfaqur në zonë dhe kanë krijuar një pajisje “kafaz”, për të mos lejuar që hajdutët të iknin me floririn e vjedhur.
"Pasi siguruan zonën dhe hynë në dyqan, gjetën të fshehur në katin e sipërm pesë personat, të cilët i ndaluan menjëherë si përgjegjës për krimin e grabitjes", vijon raportimi për ngjarjen.
Emrat e të ndaluarve ende nuk janë bërë të ditur në media.
Të arrestuarit kanë qenë të veshur me doreza dhe kapuç dhe kanë pasur një automjet të parkuar në rrugë, ku janë gjetur edhe sende materiale dhe pajisje që shërbejnë si prova.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
67%
-
Jo
27.1%
-
Nuk e di
5.8%
Vota total: 1080
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vorë/ Grabiste me dhunë bizhuteritë e grave në rrugë, policia vendos në pranga 32-vjeçarin
29 Mars, 15:31
-
Spanjë/ Gjykata e Lartë zhbën dënimin e Dani Alves, rrëzon akuzat për sulm seksual
28 Mars, 11:35
-
Spanjë/ Zbulohet plantacioni me mbi 3 mijë bimë marijuanë, arrestohen 3 shqiptarë
27 Mars, 13:21
-
Djali i Maradonës akuza të forta: Babanë tim e vranë dhe i vodhën paratë
25 Mars, 14:50
-
Katalonja/ Qendra e rrjeteve shqiptare të trafikut të kanabisit, grupet rivale sfidojnë njëri-tjetrin për 'vendin e parë'
24 Mars, 19:57
-
Itali/ Kthyen shtëpinë në ‘fermë hashashi’, arrestohen 2 shqiptarët! Ja çfarë u gjeti dhe sekuestroi policia
24 Mars, 16:40
-
Spanjë/ Grabisnin banka dhe farmaci, vihen në pranga 6 persona, mes tyre edhe shqiptarë
23 Mars, 20:08
-
Greqi/ Përleshje me thika mes shqiptarëve në ‘zemër’ të Selanikut, 2 të plagosur në spital, njëri prej tyre në gjendje kritike! Momenti i ngjarjes (VIDEO)
22 Mars, 22:00
-
Itali/ Trafikuan 400 kg drogë me vlerë 5 mln euro, goditet organizata shqiptare me 19 anëtarë! 5 të arrestuar, xhaxhai dhe nipi e drejtonin me SKY ECC! Belgët i hakuan
22 Mars, 18:09
-
Çmontohet organizata e trafikut të drogës në Itali, 9 të arrestuar, shumica e tyre shqiptarë! Pesë vite hetime për t’i zbuluar, vepronin mes Torinos dhe Milanos
22 Mars, 16:01
-
Gjirokastër/ Tentativë grabitje në një pikë këmbimi valutor, autori i maskuar largohet 'duar bosh', arrestohet nga policia
20 Mars, 12:20
-
Durrës/ Shtriu përtokë një grua dhe i grabiti çantën, arrestohet 44-vjeçari i dyshuar! Kamera filmoi momentin e sulmit (EMRI+VIDEO)
20 Mars, 11:25