MADRID, 4 mars /ATSH-AFP/ - Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker theksoi se kryeministri grek, do të duhet të shpjegojë se disa prej premtimeve zgjedhore nuk do të mbahen, zgjedhjet nuk mund të ndryshojnë marrëveshjet, në një intervistë të publikuar në të përditshmen "El Pais".
"Aleksis Cipras ka bërë një hap themelor. Ai ka filluar të marrë përsipër përgjegjësitë. Por ka një problem, ai duhet ende të sqarojë se disa prej premtimeve, me anë të të cilave fitoi zgjedhjet nuk do të mbahen", deklaroi ai duke shtuar se zgjedhjet nuk ndryshojnë marrëveshjet.
"Ai ka bërë pyetje të drejta. Por nuk ka dhënë kurrë përgjigje. Pra, përsa i përket Greqisë dhe programit të tij, janë 19 mendime publike në zonën euro. Zgjedhjet nuk ndryshojnë marrëveshjet. Është e qartë që nuk mund ta parashikosh krizën greke në një mënyrë tjetër. Duhet të japim prova për më shumë fleksibilitet, por fitorja e Ciprasit nuk i jep të drejtë të ndryshojë gjithçka", vijoi Juncer./
/ec/












