Spanjë/ Klubi i natës që u rrënua nga zjarri vdekjeprurës ishte urdhëruar të mbyllej më 2022

Spanjë/ Klubi i natës që u rrënua nga zjarri vdekjeprurës ishte urdhëruar të mbyllej më 2022

Një klub nate në Spanjë, i cili u rrënua nga një zjarr gjatë fundjavës duke i vrarë 13 njerëz, ishte urdhëruar të mbyllje në vitin 2022, njoftuan autoritetet spanjolle të hënën.

Zjarri, i cili u ndez të dielën herët në mëngjes në një ndërtesë ku ishin të vendosura klubet e natës Fonda Milagros dhe Theatre në periferi të Murcias - është më vdekjeprurësi në një klub nate në tri dekadat e fundit në Spanjë.

Këshilli i Qytetit i Mucias e kishte urdhëruar në janar 2022 mbylljen e klubeve të natës për shkak se kompania e cila operonte me to kishte licencë vetëm për njërin prej tyre - Teatre - dhe jo për Fondan, i cili ishte krijuar më vonë, tha nënkryetari i qytetit, Antonio Navarro.

Navarro tha se autoritetet do ta gjejnë kush është përgjegjës, pa shpjeguar pse klubet e natës po punonin pa licencë. Policia dyshon se zjarri shpërtheu në klubin e natës Fonda dhe pastaj u shpërnda në Teatre dhe në klubin e tretë të natës në ndërtesën e quajtur Golden.

“Viktimat ishin të gjithë në një zonë të vogël në klubin Fonda”, tha zëdhënësi i Policisë, Diego Seral, duke shtuar se në atë kohë po mbahej një ditëlindje në atë klub.

Të gjithë njerëzit e raportuar të zhdukur janë gjetur, përfshirë tre personat që kishin shkuar në plazh dhe i kishin fikur telefonat mobilë, thanë zyrtarët.

Viktimat ishin nga Kolumbia, Ekuadori dhe Nikaragua, si dhe nga Spanja. Policia tha se tri nga viktimat u identifikuan përmes shenjave të gishtave. Pjesa e mbetur e trupave duhet të identifikohen përmes mostrave të ADN-së.

“Jemi të shkatërruar, të tronditur. Asgjë që themi ne nuk mund t’i ngushëllojë të afërmit dhe miqtë e viktimave. Kemi mbetur pa fjalë”, tha kryetari i qeverisë rajonale të Murcias, Fernando Lopez Miras.

Ky ishte zjarri më tragjik në klub nate që nga viti 1990, kur 43 njerëz vdiqën si pasojë e zjarrit në një disko në Zaragoza. Zjarri më vdekjeprurës në klub nate në Spanjë ndodhi në dhjetor 1983, kur 81 persona u vranë në një zjarr në Madrid. Tymi, dështimi i sistemit të ndriçimit dhe mbyllja e derës së daljes emergjente kontribuuan në këtë fatkeqësi./REL

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje