MADRID, 12 shtator /ATSH-AA/ - Ministri spanjoll i Punëve të Jashtme, Jose Manuel Garcia Margallo, deklaroi se vendet e rajonit si Turqia, Irani dhe Rusia duhet të bindin presidentin e Sirisë, Bachar al Assad që të ulet në tryezën e bisedimeve.
"As unë s'e dua Assadin por situata është e tillë dhe nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të bisedojmë me të", ka thënë Margallo, duke theksuar se BE-ja asnjëherë nuk do të marr pjesë në një ndërhyrje ushtarake në Siri, mundësia e vetme është mbështetja me tanke, avionë dhe armë për vendet e rajonit nëse një gjë e tillë është e nevojshme.
Megjithatë, Margallo rikujton se në Siri më shumë se 11 milionë njerëz janë zhvendosur, rreth katër milionë janë refugjatë, duke u nisur nga kjo është e nevojshme të bisedohet me Assadin.
"Duhet patjetër t'i bindim vendet e rëndësishme si Turqia, Irani dhe Rusia, që të bindin Assadin që ky i fundit të ulet në tryezën e bisedimeve. Fillimisht është e nevojshme të vendoset paqja, ndërsa më pas të pastrohet vendi nga grupet terroriste sepse ata atje nuk i do asnjë vend. Më pas në Siri duhet të nisë procesi i demokratizimit. Nuk do të jetë e mundur që së shpejti të bëhet organizimi i zgjedhjeve, gjë që i intereson edhe presidentit sirian", vazhdoi ministri spanjoll./
/G.S/








