Spanjë, mbi 600 emigrantë shpëtohen në Mesdhe

Spanjë, mbi 600 emigrantë shpëtohen në Mesdhe

Foto ilustruese

Në ujërat e Mesdheut gjatë kësaj të hëne nga Roja Bregdetare spanjolle, në tentativën e tyre të dëshpëruar për t’iu larguar vendeve të origjinës e për të gjetur strehim në Evropë janë shpëtuar më shumë se 600 emigrantë.

Bëhet e ditur se emigrantët që ishin 626 në total, ishin nisur me 16 varka të ndryshme, por të papërshtatshme për lundrim, janë pikasur në ngushticën e Gjibraltarit dhe në detin Alboran, dy pikat kyçe të rikthyera tashmë në itineraret e preferuara të trafikantëve, me qëllim zbarkimin në Spanjë.

Mirëpo atë që nuk pranoi të bënte Italia, apo Malta e Franca pak javë më parë, duket se ka pranuar ta bëjë këtë vit Spanja.

Organizatës Ndërkombëtare për Emigracionin ka deklaruar se më shumë se 28.500 emigrantë kanë mbërritur në vendin iberik përmes Mesdheut, që prej fillimit të këtij viti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)