Spanjë, përqafohen Sánchez-Iglesias, marrëveshja PSOE-Podemos, krijohet qeveria e re (pothuajse)

Spanjë, përqafohen Sánchez-Iglesias, marrëveshja PSOE-Podemos, krijohet qeveria e re (pothuajse)

Socialisti Pedro Sánchez dhe Pablo Iglesias i ‘Unidas Podemos’ kanë nënshkruar marrëveshjen parimore "për formimin e qeverisë së re spanjolle

Miqtë-armiq

Dhe të mendosh që nga zgjedhjet e 28 prillit të kaluar dhe gjatë gjithë fushatës elektorale për votimin e së dielës, midis Sánchez (47 vjeç) dhe Iglesias (41 vjeç) ka patur qëndrime të ashpra ndaj njëri tjetrit.

Pas konsultimeve të pranverës, Sánchez nuk ishte pajtuar për formimin e një qeverie që përfshinte ministrat e Podemos. Por nga sondazhet e së dielës shfaq një situatë edhe më e ndërlikuar sesa ajo me të cilën Sanchez ishte përballur në pranverë, gjë që e bëri të nevojshme më shumë fleksibilitetin e tij.

Dhe gjërat kanë ndryshuar ...

Pedro Sánchez, kryeministri aktual, tha se: Kjo qeveri e re do të jetë një qeveri jashtëzakonisht përparimtare. Do të jetë sepse do të përbëhet nga forca përparimtare, Partia Socialiste dhe ‘Unidas Podemos’ dhe do të jetë përparimtare mbi të gjitha sepse do të punojë për përparimin e Spanjës dhe për përparimin e spanjollëve”.

"Ne do të jemi vaksina më e mirë kundër të djathtës ekstreme"

Pablo Iglesias, udhëheqësi i Unidas Podemos, tha se: Do të jetë një qeveri koalicioni përparimtar që ndërthur përvojën e PSOE me guximin e Unidas Podemos. Një qeveri që do të punojë për dialog për të adresuar krizën territoriale dhe për drejtësinë shoqërore, si vaksina më e mirë kundër të djathtës ekstreme."

21 vende mungojnë për shumicën parlamentare

Këtë herë duket koha e duhur, e mbyllur nga një përqafim midis Sánchez dhe Iglesias. Por të dy partitë së bashku kanë 155 vende në parlament ndaj 176 që duhen për shumicën parlamentare. Tani ata do të duhet të bindin ‘Ciudadanos’ (me 10 vende në Parlament) dhe parti të tjera më të vogla për t'u bashkuar me qeverinë e re.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5