MADRID, 18 dhjetor /ATSH-AFP/ - Prokurori i përgjithshëm i Shtetit, Eduardo Torres-Dulce përballur me presione të forta gjatë organizimit të referendumit në Katalonjë, një votim i cilësuar antikushtetues nga qeveria, dha sot dorëheqjen, një vit para përfundimit të mandatit të tij.
Përfaqësuesi më i lartë i Ministrisë Publike në Spanjë, i pavarur nga kjo e fundit, por emëruar nga qeveria deri në fund të legjislaturës, njoftoi këtë vendim në një komunikatë ku përmend dorëheqjen nga posti për arsye personale.
"Ai njoftoi vendimin e tij në Ministrinë e Drejtësisë. Ai do të nisë punën në Prokurorinë e Gjykatës Kushtetuese", theksoi prokuroria kombëtare në një komunikatë.
Në një komunikatë të publikuar në mesditë, ministri i Drejtësisë, Rafael Catala përshëndeti cilësitë e tij dhe konfirmoi se pranonte dorëheqjen e prokurorit të përgjithshëm,  Eduardo Torres-Dulce./
/ec/