MADRID - Shefi i qeverisë spanjolle, Mariano Rajoy, u shpreh sot se shpreson që shumica e partive të mblidhet për të miratuar një plan kundër korrupsionit, shqetësimi kryesor i spanjollëve që duken gjithnjë e më shumë të largohen nga klasa politike.
Një ditë më parë, një nga të besuarat e tij, ministrjra e Shëndetësisë, Ana Mato, ishte detyruar të dorëhiqej për shkak të një lidhje me një aferë korrupsioni, largimi i parë në qeverinë e tij për një skandal të kësaj nanyre.
"Spanjollët duan një marrëveshje", deklaroi Rajoy gjatë një fjalimi para Kongresit, ku ai doli për të mbrojtur personalisht tre reforma legjislative kundër korrupsionit, ndërkohë që aferat shtohen dhe rrisin mbështetjen e ekstremit të djathtë.
Rajoy, erdhi në pushtet në fund të vitit 2011, dhe në më pakë se një vit për legjislativet e parashkikuara në vjeshtë 2015, ende nuk ka fiksuar një datë limit për miratimin e këtyre masave antikorrupsion.
Tre reformat e përmendura në të vërtetë janë duke u studiuar nga Parlamenti që prej vitit 2013 pa asnjë përparim, dhe ndonëse ai ka propozuar shumë amendamente të reja, opozita dyshoi sot mbi sinqeritetin e tij./ATSH/
/Shqiptarja.com