Spanjë- Roja Civile spanjolle ka goditur një grup shqiptarësh që kryenin grabitje të bankomateve (ATM), duke përdorur edhe kamionë vinç për shkuljen dhe transportin e tyre.
Të paktën 7 persona janë arrestuar, teksa akuzohen për të paktën 19 grabitje të kryera me të njëtën metodë kriminale.
Madje për shkuljen e bankomateve të bankave përdoreshin kryesisht kamionë vinç. Sulmet janë kryer në Almeria, Alicante, Valencia, Tarragona dhe Barcelonë.
Edhe dëmi i shkaktuar nga grbaitjet është i konsiderueshëm, të paktën 500 mijë euro. Operacioni është drejtuar nga Njësia Qendrore Operative (UCO). Sulmi më i madh i grupit të shqiptarëve cilësohet ai i muajit shkurt në një bankë në Cartagena (Murcia), ku grabitën 45000 euro.
E njëjta taktikë ishte përdorur edhe në raste të tjera të ngjashme, duke i lidhur fijet e hetimit tek e njëjta organizatë e dyshuar, shkruan media spanjolle.
Grupi përdorte kryesisht makina të vjedhura, u ndërronin targat, si dhe gjenin magazina apo kompani ndërtimi që kishin kamionë të përdorur në shitje, me qëllim për të grabitur bankat, mundësisht në qytete të vogla. Pasi shkulnin me vinç bankomatet, i dërgonin në vende të izoluara për t'i hapur dhe për të nxjerrë paratë. Për ta bërë këtë, ata përdorën një gjenerator të madh për të furnizuar energji të mjaftueshme, me qëllim për të funksionuar veglat speciale të prerjes, shpimit dhe hapjes.
Pasi kryenin goditjet, anëtarët kryesorë të grupit largoheshin nga Spanja me destinacion të ri aktiviteti kriminal. Janë kryer kontrolle të shumta dhe sekuestruar 42720 euro cash, të cilat mund të korrespondojnë edhe me grabitjen e fundit, në një degë bankare në qytetin Olesa de të Barcelonës.
A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
64.4%
-
Të gabuar
24%
-
Nuk kam mendim
11.6%
Vota total: 2921
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
VIDEO/ Tifozët 'tradhtojnë' Granadan për Myrto Uzunin, këndojnë në kor pro beratasit
11 Janar, 18:36
-
'Refuzon të stërvitet', Myrto Uzuni s'ia përton trajnerit të Granadas: Shpejt do dëgjoni pjesën tjetër të historisë
10 Janar, 12:46
-
Spanjë/ Goditje e trafikut të drogës në Vigo, 9 të arrestuar, shumica shqiptarë! Kapet 1.1 ton kokainë
10 Janar, 07:07
-
Padova/ Telefonata e fqinjit tradhton bandën e ‘skifterëve’ shqiptarë, 3 të arrestuar gjatë grabitjes me kapuçë dhe kaçavida!
8 Janar, 23:02
-
Italia kërkon ekstradimin e kokave të klanit ‘Farruku’, 2 vëllezërit vetëdorëzohen në polici, Gjykata e Durrësit u cakton 'arrest shtëpie'
7 Janar, 11:46
-
GOLAT/ Real Madrid përmbys 1-2 Valencian në limite dhe merr kreun e La Ligas, Vinicius del me karton të kuq
4 Janar, 08:35
-
Itali/ Po festonte Vitin e Ri me familjen, shqiptari arrestohet në hotel! I dënuar me 7,5 vite burg për grabitje, i gjendet drogë në dhomën e gjumit
3 Janar, 14:02
-
Greqi/ Dy shqiptarë arratisen nga burgu i Kassavetias, ishin dënuar me 20 vite për vrasje dhe grabitje (EMRAT+FOTOT)
3 Janar, 12:05
-
Shkodër/ Grabiti me armë dy vëllezër dhe më pas i shantazhoi që t’i jepnin 20 mijë lekë, arrestohet 32-vjeçari! Momenti i prangosjes (VIDEO+EMRI)
3 Janar, 10:24
-
Spanjë/ Sekuestrohen 7 tonë kokainë, goditet rrjeti i trafikut që transportonte lëndën narkotike në Europë
31 Dhjetor 2024, 13:38
-
‘Kalim i sigurt drejt Anglisë’, media britanike: Reklamat e trafikantëve shqiptarë në TikTok, ofrojnë paketa gjithëpërfshirëse
30 Dhjetor 2024, 12:22
Turp
PërgjigjuBarbonat e trekendeshit Lezhe-Laç-Mirdite, veç te vjedhin dine.
PërgjigjuKy ashte brezi si kena eduku per 35 vite.
Përgjigju