Spanjë/ Si në filma, 19 vjeçarja zbulon se e ngatërruan që foshnje në spital duke dhënë tek prindërit e gabuar, kërkon 3 milionë euro dëmshpërblim

Spanjë/ Si në filma, 19 vjeçarja zbulon se e ngatërruan që foshnje në spital duke dhënë tek prindërit e gabuar, kërkon 3 milionë euro dëmshpërblim

Ana dhe Maria, emra të trilluar të zgjedhur nga gazeta spanjolle La Rioja për protagonistët e kësaj historie që kërkuan të mbeteshin anonimë, lindën në vitin 2002 në spitalin San Millán në Logroño, një qytet në Spanjën veriore. Ana lindi e para, por peshonte pak më shumë se 2.5 kilogramë dhe punonjësit shëndetësore e vendosën atë në inkubator dhe pesë orë më vonë, Maria i bashkohet asaj, e cila po ashtu ishte nënpeshë. Një takim i rastësishëm, por që do të vendoste për jetën e dy vajzave.

 Ana do të dorëzohej nën kujdesin e prindërve të Marisë dhe anasjelltas. Një shkëmbim djepash, por edhe fatesh,  njëjtë siç e kemi parë në shumë filma. E nëse Ana do të ishte me fat që i rastisi një familje shumë e mirë, për Marinë fati nuk ishte i njëjtë e cila kishte një familje të paqëndrueshme dhe prindër të paaftë për t'u kujdesur për të. Madje do të ishte gjyshja që do të përkujdesej për të dhe do të kishte kujdestarinë e saj.

 Në vitin 2017, Maria ishte 15 vjeç dhe si shumë adoleshentë kishte shumë pyetje. Babai i saj nuk pranoi të paguante pagesat për ushqimin, madje tha se Maria nuk ishte vajza e tij biologjike. Nisur nga një supozim i tillë Maria bëri testin e AND-së i cili rezultoi negative.

Kështu filloi kërkimi i Marisë për një përgjigje për ato pyetje unike që ajo as nuk mendonte se duhej t'i bënte. 

Avokati që merret me rastin, José Sáez-Morga i tha gazetës spanjolle El País se vajza iu drejtua firmës ligjore me një kërkesë: "Më tregoni se kush jam".

Hetimi, i filluar nga Inspektorati Shëndetësor i La Rioja, zbuloi se 17 vajza mund të përkonin me Marinë, por në fund rrjeti I të dyshuarve u ngushtua në vetëm një person.  Hulumtimi zbuloi incidente në të dhënat e kontrollit të peshës të të dy vajzave gjatë dy ditëve të para. Sipas avokatit të Marisë, shkëmbimi do të kishte ndodhur kur vajzat të silleshin nga inkubatorët në djepet, numrat 6 dhe 7, para se të ushqeheshin nga nënat e tyre "përkatëse".

Vajza, tani 19 vjeç, filloi kështu një betejë ligjore duke kërkuar tanimë dëmshpërblimin për dëmin që I është shkaktuar dhe me një shumë tejet të majme, pprej tre milionë eurosh nga Ministria e Shëndetësisë. 

Një gabim për të cilin ministria ka ofruar të paguajë 215 mijë euro, duke e vendosur kërkesën e vajzës në gatishmëri të paktën derisa testi i ADN -së të konfirmojë marrëdhënien biologjike me babanë e Anës. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja