ADAMUZ - Pas tragjedisë së Adamuz, një aksident i ri hekurudhor është regjistruar sërish në Spanjë midis stacioneve të Sant Sadurní d'Anoia dhe Gelida, 40 kilometra nga Barcelona.

Një mur anësor i rrugës u shemb mbi shinat pak para se të kalonte treni Rodalies, linja lokale e udhëtarëve e operuar nga Renfe që lidh kryeqytetin katalanas me qytetet periferike, duke shkaktuar daljen e tij nga shinat. Shembja besohet të ketë ndodhur për shkak të motit të keq që ka goditur zonën prej ditësh me mbërritjen e stuhisë Harry.

Si pasojë e aksidentit shoferi i trenit vdiq, teksa 40 persona u plagosën. Mes tyre 4 ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë edhe në Katalonjë, një tjetër tren rajonal doli nga shinat midis stacioneve të Blanes dhe Macanet, por fatmirësisht nuk pati të lënduar. Aksidenti u shkaktua nga shkëmbinjtë që ranë mbi shina pas stuhisë që goditi Gironën të martën.