Raundi i 20-të i La Ligës spanjolle të futbollit solli humbjen e Barcelonës. Kryesuesit e renditjes bënë "autogol" në 'San Sebastian' duke humbur 2-1 me vendasit e Real Sociedad. Tanimë Real Madridi është vetëm një pikë pas katalanasve, me garën për titullin kampion që është rihapur.
Barça e Hansi Flick e nisi më mirë ndeshjes duke shënuar dy gola me Fermin dhe Lamine Yamal, por pas ndërhyrjes së VAR gjithçka u anulua, pasi në rastin e parë u cilësua faull, ndërsa në golin e dytë pozicion jashtë loje.
Vendasit përfituan dhe në minutën e 32-të kaluan në epërsi. Duhej pasimi final i Guedes që veterani Oyarzabal të kalonte në festë më shumë se 36 mijë tifozët e pranishëm në stadium.
Fraksioni i dytë i lojës solli zgjimin e Barçës, teksa Lamine Yamal asistoi për të sapofuturin në fushë, Marcus Rashford, duke barazuar shifrat për 1-1. Kur u duk se Barcelona do rikthehej në lojë, vetëm disa sekonda më pas Guedes shënoi edhe golin e dytë për Sociedadin, që e mbylli ndeshjen me një lojtar më pas pas daljes me karton të kuq të Soler dy minuta para fundit.
Në finale tri pikët shkuan për Sociedadin që ngjitet në vendin e tetë me 24 pikë, duke parakaluar Athletic Bilbaon. Barça me 49 pikë mbetet në krye të La Ligas.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 14:59
Rama firmos ndryshimin ligjor që ndalon GJKKO të pezullojë ministrat, jeni dakord?
-
Po
53.9%
-
Jo
41.5%
-
Jam i/e dyzuar
4.6%
Vota total: 5841
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rezervonte suita luksoze 1 mijë euro/nata për 1 cent, kapet 20-vjeçari që mashtroi hotelet në Spanjë
18 Shkurt, 18:12
-
Zjarri përfshin pallatin në Spanjë/ 5 të rinj humbin jetën, mes viktimave dyshohet se ka edhe fëmijë
17 Shkurt, 18:10
-
Befasi e madhe në derbin e Katalonjës, Girona përmbys Barcelonën! Të besuarit e Flick humbasin kreun (VIDEO)
17 Shkurt, 11:02
-
Përmbytjet godasin Evropën, 16 të vdekur në Portugali, një çift i moshuar i zhdukur! Moti i keq prek edhe Italinë, Francën dhe Spanjën
15 Shkurt, 21:34
-
Stuhia ‘Nils’/ Dy viktima në Francë, 450 mijë banorë ende pa energji elektrike
13 Shkurt, 17:27
-
GOLAT/ Barcelona 'në tapet', Atletico Madridi e mposht 4-0 në ndeshjen e parë të Kupës së Mbretit
13 Shkurt, 08:49
-
Lamine Yamal futet në histori, thyen rekordin 110-vjeçar te FC Barcelona
9 Shkurt, 15:58
-
Jep dorëheqjen presidenti i FC Barcelonës, Joan Laporta do fokusohet në fushatë për mandatin e ri
9 Shkurt, 14:35
-
GOLAT/ Valencia 'në rënie të lirë', Real Madridi fiton 0-2 në 'Mestalla' dhe ndjek Barçën kryesuese të La Ligas
9 Shkurt, 10:15
-
Nga Durrësi në Spanjë, arrestohet shqiptari i shpallur në kërkim prej 20 vitesh! I dënuar për trafik droge në Itali
8 Shkurt, 08:35
-
La Liga/ Argëtohet Barcelona, fiton 3-0 kundër Mallorcas në ‘Camp Nou’
7 Shkurt, 18:31
-
Përcaktohen gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit në Spanjë, Atletico Madrid përballet me Barçën! Bilbao sfidon Sociedadin
7 Shkurt, 14:11