Zgjidhet ngërçi politik në Spanjë.Opozita socialiste voton duke lejuar që partia konservatore nën udhëheqjen e Mariano Rajoy të qeverisë ndonëse nuk ka shumicën absolute.  Në fakt ata vendosën të abstenojnë duke i hapur rrugën partisë popullore të qeverisë vendin

Vendimi u mor pasi vendi mund të shkonte në zgjedhje të përgjithshme për herë të tretë brenda vitit.

Në kushte të tilla qeveria e Rajoy do të jetë një  qeveri në minorancë, që duhet të negociojë  dhe të përballet me vështirësi sa i përket aprovimeve të ligjeve, duke nisur nga paketa financiare ku socialistët kanë hapur betejën politike.

Pas të paktën 300 ditë pa qeveri mbyllet edhe gjendja pezull e Mbretërisë Spanjolle.

Por socialistët janë të ndarë, pasi Podemos denoncon rrumujën poltike të shkaktuar dhe e sheh veten si forcën të vetme opozitare në vend.  

Redakisa online
(E.M/Shqiptarja.com)