Spanjollët dhurojnë gola e spektakël
fitojnë Juve e United, bie Dortmund

Spanjollët dhurojnë gola e spektakël<br />fitojnë Juve e United, bie Dortmund
Kampionati spanjoll i futbollit vazhdon që të dhurojë spektakël dhe emocione pa fund nga njëra javë në tjetrën. Reali i Madridit, Barcelona dhe kampionët e Atletikos nuk kanë të ngopur me golat e shënuar. Madrilenët e drejtuar nga Anceloti siguruan një tjetër fitore në kampionat, këtë herë ndaj Vilarrel në transfertë 0-2 me golat e Modric nga jashtë zone me një super gjuajtje dhe Ronaldos me një aksion tipik të stilit të ‘los blancos’duke dalë nga zona e tyre më një kundërsulm impresionues.

Ronaldo ngjitet kështu në kuotën e 10 golave në kampionat.  Ndërsa Barcelona u kundërpërgjigj me një ‘tërmet’ 6 balësh përballë modestëve të Granadës. Golat u shënuan nga Neymar, tre herë, Mesi dy dhe një Rakitic. Nuk mbetet pas as Atletiko që ri rrallë herë shënon plot 4 gola në një ndeshje. Kampionët tronditën Seviljan. Pas 6 javësh kampionati kryesohet nga Barcelona, e ndjekur nga Atletiko me Realin 4 pikë më pak se vendi i parë.

Premier League
Nuk mjaftojnë paratë për të fituar dhe këtë e ka kuptuar më së miri Liverpuli që edhe pse shpenzoi mbi 100 milionë Euro vazhdon që të çalojë në kampionat duke mos arritur ritmin e edicionit të kaluar. Barazimi i rradhës vjen ndaj Evertonit 1-1. Me të njëtin rezultat ka përfunduar edhe ndeshja mes Arsenalit dhe Totenhemit.

Ndërsa Çelësi i pashqetësuar merr një tjetër fitore me vlera ndaj Aston Villa 3-0. Rikthehet te fitorja edhe Manchester United që në 22’ vulos fitoren ndaj Uest Ham 2-0 me golat e Runit dhe Van Persit. Dramatike ka qenë sfida mes Hull City dhe Manchester City, por në fund të besuarit e Pelegrinit arrijnë që falë eksperiencës të triumfojnë.

Serie A
Java e 5 e kampionatit italian nuk dhuron surpriza. Juve dhe Roma vazhdojnë fitoret e njëpasnjëshme duke u konfirmuar si dy ekipet e vetme që do të luftojnë për trofeun.

Roma me shumë lehtësi mundi Hellas Veronën 2-0 me golat e Destros dhe Florenzit, njëri më i bukur se tjetri. Në mbrëmje Juve bëri detyrën duke fituar në transfertë me Atalantën 0-3. Heroi është po ai, argjentinasi Tevez me dy gola, ndërsa për të tretin mendon spanjolli, Morata.

Bundesliga
Në Gjermani Schalke fiton derbin me Dortmundin përmes një tensioni të lartë 2-1.Përballë Cologne kampionëve të Gjermanisë u mjaftoi Gotze dhe një autogol për të marrë pikët maksimale dhe vazhduar kryesimin. Ndërsa Dortmundi e shikon veten si rrallë herë edicionet e fundit në vendin e 10 të klasifikimit me 7 pikë në 6 ndeshje.


Dylber Balla/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Poliçan/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Plashnik, asgjësohen 116 bimë, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një 21-vjeçar (EMRAT)

Poliçan/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Plashnik, asgjësohen 116 bimë, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një 21-vjeçar (EMRAT)