Në kuadër të operacionit Vergel , agjentët e Policisë Kombëtare spanjolle kanë shpërbërë në qytetin Fuengirola (Malaga) një organizatë kriminale, me origjinë Italo-Shqiptare, të cilët merreshin me trafikimin e sasive të mëdha të marijuanës dhe hashashit.
Gjatë operacionit u sekuestruan 239 kilogram marijuanë të paketuar në vakum dhe shpërndarë në çanta dhe 60.5 kilogramë marijuanë. Ndërkohë që u arrestuan 8 persona, 5 prej të cilëve gjenden aktualisht në paraburgim.
Aksioni policor, i quajtur Operacioni Vergel, filloi në fund të Janarit, kur agjentët e UDYCO nga Stacioni Lokal i Policisë Fuengirola mësuan për ekzistencën e kësaj organizate kriminale kushtuar trafikut të drogës. Grupi kriminal merrete rezidenca me qera në trë qytete të ndryshme të provincës së Malagas.
Kamioni që do të përdorej për të transportuar lëndët narkotike u kap disa minuta para se të nisej ngarkesa. Policia sekuestroi një kamion, gjashtë makina, 16 celularë dhe 8,460 euro, përveç drogës së sekuestruar.