Spartak Braho i LSI votë për
Gramoz Ruçin në grupin e PS
Deputeti i LSI Spartak Braho ka marrë pjesë dje në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, madje ka votuar dhe për zgjedhjen e Gramoz Ruçit në krye të deputetëve socialistë.
TIRANE - Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, i cili ka dalë nga listat e Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Spartak Braho, njëkohësisht anëtar i kryesisë së LSI ka marrë pjesë në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të PS. Madje nuk ka qëndruar deri këtu, thjeshtë për të qënë prezent në këtë mbledhje të parë të deputetëve socialiste me kreun e PS dhe kryeministrin e zgjedhur Edi Rama, por ka marrë pjesë dhe në votim.
Më konkretisht, deputeti Spartak Braho ka marrë pjesë në votimin e djeshëm në grupin parlamentar të Partisë Socialiste për kreun e deputetëve të PS që do të drejtojë këtë grup në këtë mandat katër vjeçar,
Gramoz Ruçi. Një pjesmarrje me të vërtetë suprizë teksa deputeti Braho, pavarësisht se ka marrë mandatin si pjesë e listës së PS në kryeqytet, është deputet përfaqësues i LSI të drejtuar nga Ilir Meta.
Por bazuar dhe në deklaratat e djeshme të Ramës, që e ka cilësuar kaolicionin me LSI si pjesë të një programi qeverisës, dhe për më tepër deklaratës së kreut të PS që në momentin e shpalljes së listave të kandidatëve për deputetë, kur ka thënë se përfshirja e Brahos në listën e PS bëhet për shkak të cilësive të veçanta të tij kontributive në PS dhe në LSI, për të shërbyer si urë lidhëse në bashkëpunimin mes këtyrë dy partive, tashmë në një koalicion qeverisës ku bashkë me aleatët e tjerë të vegjel kanë një mazhorancë prej 83 votash, kjo me sa duket është kthyer në një normalitet.
Pikërisht me një qëndrim i tillë kjo me sa duket po jetësohet tashmë në prag të marrjes në dorë të qeverisjes së vendit, teksa Spartak Braho votoi për kreun e grupit të PS, Gramoz Ruçi.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.09.2013
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.2%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 3510
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTOT/ Nga politikanët, diplomatët, artistët te mjekët e policët, kush mori pjesë në darkën e iftarit të shtruar nga Rama! Nuk mungon Gramoz Ruçi
9 Prill, 08:42
-
Masakra e 2 prillit/ ‘Repolitix’ sjell dokumente ekskluzive: Gramoz Ruçi i raportonte Ramiz Alisë për 4 protestuesit e vrarë në 1991
2 Prill, 21:20
-
Rikthimi i gardës të vjetër në PS sinjal për përballje titanike në zgjedhjet e 2025!
11 Shkurt, 12:21
-
SHIKONI FOTOT/ Asambleja e PS-së, bën bashkë të vjetër e të rinj Rama me atlete! Nuk mungojnë Ruçi, Dokle as Bushati e Lame
11 Shkurt, 11:24
-
“Një ditë terror, një vit qetësi” postulati nazist që komunistët përdorën për të shuar kryengritjen e Postribës! Ende s’ka drejtësi
1 Tetor 2023, 15:27
-
‘Edhe pse ishim ‘sterrë’ nga biografia prej vëllait tim, që ishte pushkatuar si ‘armik’, Gramoz Ruçi, na erdhi në shtëpi dhe…’ Dëshmia e fshatarit nga Tepelena
16 Korrik 2023, 18:39
-
32 vjet Parti Socialiste/ Rama: Karikojmë bateritë për 2025! Mbyllni shtigjet e vjetra ku hyjnë dorëgjatët
12 Qershor 2023, 08:13
-
Del Procesverbali/ Nazif Bezhani: Dosja e Rustem Gjatës si spiun i UDB është shumë e madhe! Gramoz Ruçi: Pse Berisha e zgjodhi në Kushtetuese?
2 Maj 2023, 16:32
-
Sot një vit Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e mazhorancës për ta shkarkuar si President, Meta: Kuvendi falsifikoi dokumentet, SPAK ende asnjë hetim
16 Shkurt 2023, 18:53
-
Ku je Gramoz Ruçi? Kur bilbilat këndonin jashtë Parlamentit!
16 Shkurt 2023, 17:53
-
Ylli Pata: ‘Plumb ballit’, efektet 30 vjeçare të dhunës si mjet politik në Shqipëri
20 Shtator 2022, 18:32
-
Veliaj takon Ruçin: Nuk ka si të dielat me shokun Gramoz
11 Shtator 2022, 14:52